“Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmete edhe 6.8 ballë. Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona.
Duhet të ndërtojmë mirë. Shkenca sot nuk është në gjendje t’i paralajmërojë, aq më tepër t’i parandalojë”, deklaroi Dumi.
Lidhur me tërmetin në Itali, sizmiologu shqiptar tha: “Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas që u godit nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Është një zonë që fillon nga Reggio Emilia në veri, deri poshtë në Kalabri e njohur për tërmete. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike”.






















