Lëkundjet me magnitudë 5.1 ballë që u regjistruan më 28 janar, dëmtuan më tej një pjesë të godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Verifikimet konstatuan se hotel ”Veshti” në anë të rrugës, në Gjirin e Lalzit ishte dëmtuar më tej duke u kthyer në rrezik për sigurinë në zonë, raporton Top Channel.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Vendor vendosi të prishë ndërtesën me destinacion turistik. Në mbështetje të IMT-së së Durrësit ishin edhe shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Rendit.



















