Tërmeti apokaliptik, vdes një vajzë 8-vjeçare në DurrësKa shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm. Dy persona të pajetë dyshohet se ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit.Tërmeti apokaliptik, vdes një vajzë 8-vjeçare në Durrës

Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur, 8-vjeçare.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person humbi jetën pasi ra nga ballkoni teksa vijonin lëkundjet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e pasuan me magnitudë deri në 5.4.




















