Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht edhe viktima.
Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.
Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, një i pajetë u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni.
Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.





















