Shqipëria është zbardhur sot nën ankthin e tërmeteve ku në orën 3 e 51 minuta një lëkundje me magnitude 6.3 ka shkaktuar dëme katastrofale si dhe deri më tani regjistrohen 7 persona të vdekur.
Në solidaritet me situatën e rëndë është bashkuar edhe rrjeti social Facebook, me anë të një opsioni që Facebook ka sjell për përdoruesit e tij i mundëson atyre të reagojnë për situatën në cilën ndodhen.
Me anë të këtij opsioni ju mund të shikoni se cili nga miq e tuaj është në gjendje të sigurt dhe cili ka nevojë për ndihmë




















