Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit që goditit rreth orës 8:30 ka qenë 72 kilometra në jug të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Beratit, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Qytetarëve janë shprehur të trembur nga lëkundjet.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.






















