Tërmet me intensitet prej 5,1 ballë sipas shkallës së Riterit mbrëmë e ka goditur pjesën perëndimore të Greqisë dhe tani për tani nuk ka informacione për të pësuar dhe dëme të shkaktuara materiale.
Instituti për gjeodinamikë në Athinë njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në perëndim nga ishulli I Detit Jon, Kefalonia, në thellësi prej pesë kilometra nën fundin e detit.
Ishulli i njëjtë pardje u godit nga një tërmet me fuqi prej 4,7 ballë sipas shkallës së Riterit.
Ky rajon vlerësohet si sizimikisht aktiv pasi në vitin 1953 Kefalonia u godit nga një tërmet me intensitet prej 7,2 ballë sipas shkallës së Riterit.
















