Është dorëhequr sot Enkelejda Metaliaj, gjykatësja që po gjykon çështjen e pallateve te diga, pas padisë së bërë nga Bashkia e Tiranës.
Dorëheqja e saj vjen pas akuzave se ajo është e përfshirë në konflikt interesi pasi është e afërmja e administratorit “Gener 2”.
Po sot u zëvendësua edhe gjyqtari Arian Qafa, i dorëhequr dje pas kallëzimit të Bashkisë së Tiranës për konflikt interesi në gjykimin e çështjes së 17-katëshit te diga.
Gjykata e Apelit Administrativ ka caktuar në vend të tij gjykatësin Kastriot Selita. Bashkia e Tiranës dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Enkelejda Metaliaj.















