1150 rrënjë kanabisa sativa janë asgjësuar sot në Tepelenë, nga Forcat e Komisariatit të qytetit.
Operacioni i koduar “Kamcishti”, u zhvillua nga efektivët në zonën e quajtur Përroi i Kamcishtit.
Burimet paraprake nga policia bëjnë me dijes se bimët narkotike arrinin deri në 3 metra lartësi. Kanabisi u asgjësua me anë të djegies ndërkohë që policia po vijon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.















