Historia e avionit të Divjakës ka krijuar alarm në aeroportin ushtarak të Gjadrit sot, kur një avion i vogël ka tentuar të ulet në pistën e tij.
Përpjekja e pilotit për t’u ulur në aerodromin e Gjadrit ka vënë në alarm policinë e Lezhës për rreth 30 minuta, por më pas Policia konfirmoi se bëhej fjalë për një avion spërkatjeje.
Avioni është drejtuar më pas për në Velipojë dhe ka vijuar spërkatjen mbi kodrat e Shëngjinit.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se avioni në fjalë është nisur nga baza e Kuçovës në kuadër të projektit PAZA, për vaksinimin oral të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Projekti që udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur prej më shumë se një jave dhe shtrihet në të gjithë vendin.
Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar që të ndalojë uljen e avionëve në aeroportet ushtarake të vendit. Për të hequr çdo lloj dyshimi të përdorimit të aeroporteve ushtarake për trafiqe të paligjshme, aeroporti i Gjadrit në Lezhë dhe ai i Lumalasit në Korçë u bllokuan duke vendosur blloqe betoni në pistë















