Një person është ndaluar sot në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Erion Subashin nga Elbasani. Mësohet se mallrat që Subashi ka tentuar të kalojë kontrabandë janë, pije, enë kuzhine, elektroshtëpiake, sasi e konsiderueshme kafeje, disa korrëse bari, etj, bëjnë me dije burime zyrtare.
“Duke shfrytëzuar detyrën si menaxher i linjës së autobusëve të kompanisë Helios Travel, Subashi ka tentuar të kalojë mallra kontrabandë në linjen e autobusit, Bari-Durrës”, shtojnë të njëjtat burime.
Ndaj Subashit, rëndon akuza e “kontrabandës me mallra të akcizës ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose akcizës dhe kondrabandë me mallra të tjera”.
Ndalimi i tij u bë nga një bashkëpunim mes Drejtorisë së Hetimit dhe Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjitshme të Doganave me seksionin financiar të Policisë së Qarkut të Durrësit.


















