Vështirë duket ta kenë patur djemtë e kombëtares, për të gjetur një karrige në tavolinën e darkës ku marrin pjesë politikanë të shumtë nga vendi dhe rajoni.
Kryeministri Edi Rama, i cili i ka shoqëruar thuajse gjatë gjithë intenerarit pas mbërritjes në Shqipëri, ndodhet aty. Po ashtu kreu i Kuvendit Ilir Meta troket gotën e shampanjës me trajnerin e kuqezinjve, Xhani De Biasi, raporton newsbomb.
Nuk ka munguar as kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ulur në tavolinë mes kapitenit legjendar Lorik Cana dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
Por duket se opozita ka mungesa të mëdha në këtë mbrëmje.
I vetmi që mund të shquhet në tryezë është Nard Ndoka.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, jo më pak i rëndësishmi, ka vendosur të mos jetë prezent.
Arsyet e mungesës së tij nuk dihen.
Nderkohe De Biasi, qe ka shfaqur zakonsiht shume afrimitet me kryeministrin Edi Rama, sot u duk me prane Ilir Metes.
De Biasi ehste qytetar shqiptar dhe per rrjedhoje edhe votues.
Si duket tentakulat e LSI jane hehdur edhe mbi te pas premtimit per nje vend pune…



















