• Latest
  • Trending
  • All

Tensionohen marrëdhëniet Serbi – Kroaci

02/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Tensionohen marrëdhëniet Serbi – Kroaci

02/04/2015
in Lajme

Akti i djegies së flamurit të Kroacisë nga lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel, para pallatit të drejtësisë në Beograd ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit.

Autoritetet kroate kanë dërguar protestë të ashpër dhe kanë paralajmëruar tërheqjen e ambasadorit të tyre nga Beogradi për konsultime. Në anën tjetër, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do ta thërras kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe se Beogradi nuk do ta tërheqë ambasadorin e saj nga Zagrebi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kryeministri serb Vuçiq, ka theksuar se “fotografitë e djegies së flamurit kroat janë fotografi të këqija që shkojnë nga Beogradi, por ato nuk kanë lidhje me shtetin”.

Megjithatë, ai ka shprehur bindjen se pavarësisht faktit që aktin e djegies së flamurit kroat e kanë bërë përfaqësuesit e partive jashtëparlamentare, kjo nuk do të kontribuojë shumë për një imazh më të mirë të Serbisë.

Vuçiq ka vlerësuar se Serbia dhe Kroacia duhet të bashkëpunojnë më mirë dhe se ai do ta thërras kryeministrin kroat, Milanoviq, që të bisedojnë me telefon.

“Ne nga ana jonë do ta ndalim çdo lloj të retorikës. Në anën tjetër do ta lus kryeministrin Milanoviq që anëtarët e qeverisë kroate të tregojnë pak më shumë respekt ndaj Serbisë. Sa i përket respektit tonë, Kroacia do ta ketë atë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se lidhur me djegien e flamurit kroat, organet e shtetit kanë ndërmarrë masat e nevojshme.

“Ata që e kanë djegë flamujt, nuk kanë bërë asgjë kundër Kroacisë, nuk kanë bërë asgjë kundër vetes, por vetëm kanë bërë diçka kundër Serbisë”, tha Vuçiq.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë, i kishte dërguar protestë të fuqishme të ngarkuarës me punë në ambasadën e Serbisë në Kroaci, Bosa Prodanoviq, duke paralajmëruar se ambasadori kroat në Beograd, Gordan Markotiq, do të thirret në konsultime për shkak të deklaratave të Vojislav Sheshelit dhe djegies se flamurit kroat në Beograd, si dhe për shkak të, siç thuhet, deklaratave “ofenduese, të patolerueshme dhe skajshmërisht të papërgjegjshme” të ministrit serb Aleksandar Vulin.

“I akuzuari, krimineli i luftës, Sheshel, me gjuhë të urrejtjes, me retorikë dhe simbolikë lufte, po përpiqet të ndikojë në rajon e posaçërisht në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, duke djegur flamurin kroat para një institucioni shtetëror të Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kroacisë.

Në komunikatë, thuhet se lidhur me këtë rast, “fillimi i procedurës penale nga ana e prokurorisë së lartë në Serbi, është një hap në drejtim të qetësimit të situatës së krijuar”.

Gjithashtu, në këtë komunikatë është thënë se “në situata të tilla, është detyrë e të gjithë politikanëve që qetësojnë situatën dhe të veprojnë në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme”.

“Në këtë kontekst, deklaratat e sotme të zyrtarit të lartë politik Aleksandar Vulin, i konsiderojmë ofenduese, të patolerueshme dhe skajshmërisht të papërgjegjshme”, thuhet në komunikatë.

Ky reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, vjen për faktin se pak para se të ndodhte akti i djegies së flamurit kroat nga Shesheli, ministri për punë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka sulmuar kryeministrin kroat Zoran Milanoviq.

Ai kishte deklaruar se vendimi për kthimin e Sheshelit në Hagë, nuk do ta destabilizoj rajonin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta destabilizoj Serbinë.

Vulin, më pas, i ishte drejtuar Milanoviqit, duke i thënë që t’i “tejkaloj kotësitë dhe të shkojë në Beograd dhe të thotë se çfarë mendon për Serbinë dhe për serbët”.

Ndaj deklaratave të Vulinit, ka reaguar Ministri i Veteranëve në Qeverinë e Kroacisë, Predrag Matiq.

“Më kanë sugjeruar nga kabineti im që të mos e komentoj Sheshelin. Por, për Vulinin mund të jetë porosia e njëjtë, sikurse edhe për Sheshelin. Shko e kërko shërim”, ka thënë Matiq.

Më pas, Vulin ka thënë se “mbase për të ka ilaç”, por , duke iu referuar ministrit kroat Matiq, ka theksuar se “ai nuk do të shërohet nga ‘ustashismi’ kurrë”.

Por, Aleksandar Popov, nga Qendra për rajonalizëm , duke komentuar tensionimin e marrëdhënieve Beograd – Zagreb, ka theksuar se të dyja palët duhet të marrin vërejtje nga Brukseli.

Sipas tij, kur tashmë ishin bërë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve, deklaratat e fundit po i acarojnë raportet midis dy vendeve.

“Kjo që po ndodh tash, edhe më tej e vështirëson situatën dhe tashmë është arritur pika ku do të nevojitet mjaft kohë dhe mund, që gjërat të kthehen në normalitet. Duket se e gjithë kjo më tepër flet për gjendjen dhe raportet në vet vendet tona dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, se sa për vet Sheshelin”.

“Është fakt tragjik që, pavarësisht se kush i filloi këto fërkime, nuk është dashur që të lejohet që politikanët e përgjegjshëm, nëse janë të përgjegjshëm, të bien gjatë këtyre fërkimeve në nivelin e Sheshelit”, ka thënë Popov.

Sipas tij, të gjitha këto deklarata, tashmë po përdoren për qëllime të brendshme, duke pasur parasysh që Kroacia është parazgjedhjeve parlamentare këtë vit, ndërkaq Serbia para zgjedhjeve locale, raporton Radio Evropa e Lirë

Previous Post

Topi ne rresht me Edi Ramën

Next Post

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, zhvillohet debati mes liderëve politikë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, zhvillohet debati mes liderëve politikë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.