Kjo parti i ka nxjerrë edhe disa video ku Haradinaj fyen Murat Mehën, pastaj sigurimin e Kuvendit të Kosovës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në përpjekje që t’i dal në mbrojtje zyrtarit të saj mediokër, Pal Lekaj, ka akuzuar LDK-në se po përdorë gjuhë të ashpër. Me këtë rast, i përkujtojmë me fakte gjuhën e mjerë dhe veprimet e dhunshme që përfaqësues të AAK-së kanë përdorur në disa raste”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Më 13 korrik 2015, z. Haradinaj, i hodhi objekte në fytyrë kryetarit të Komisionit Shtetëror për Kufirin, Murat Meha, duke u shprehur me gjuhë tejet ofenduese.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NxUxEw0HPA4?feature=oembed&w=640&h=360]
Më 8 shtator 2015, z. Haradinaj e quante “p….” z. Meha.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0RsADzPPDOI?feature=oembed&w=640&h=360]
Më 31 tetor 2015, z. Haradinaj e ofendoi duke i quajtur “B……” sigurimin e Kuvendit dhe hyri me forcë në objekt. Në këtë ditë, Haradinaj e ka fyer tepër rëndë edhe kryeministrin e vendit.
Ndërkaq, gjuhë të tillë e kanë zakon të përdorin edhe zyrtarë të tjerë, të rinj e të vjetër në AAK, siç është rasti i Muharrem Nitajt.
Po ashtu, veprime të pahijshme disa deputetë të AAK-së, në këtë rast mund të përjashtojmë zotin Haradinaj, kanë bërë gjatë seancave të Kuvendit. Ia vlen të shikohet momenti kur Pal Lekaj, hedh vezë dhe fsheh dorën, praktikë që siç duket ai e ndjek në të gjitha aspekte.
Andaj, krejt çfarë kërkojmë nga AAK-ja është që t’i gjejë 8200 hektarët e pretenduar se nga avulluan. Po ashtu, të na sqarojnë sa kilometra katrorë do t’i kishte Kosova nëse do të piknin nga qielli ata hektarë që AAK i kërkon. Mos të harrojmë se për këta hektarë dhe për asociacion e komunave me shumicë serbe, që AAK e ka votuar në vitin 2013, VV dhe AAK i kanë vënë flakën institucioneve, i kanë shpallur njerëzit tradhtarë, kanë sulmuar shtëpi private e makina familjarësh, ndërsa tani po bëjnë përpjekje që të pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.
Tani është koha e të vërtetës dhe fundi i shpifjeve, përfundon komunikata e LDK-së.






















