Tolaj ishte dënuar me 18 muaj burg, të cilat i kishte mbajtur gjatë procesit gjyqësor, derisa Hajrullah Fejza, ish-shef i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, ishte dënuar me 8 muaj burg. Me kusht është dënuar Arbenita Pajaziti, ish-zyrtare e MSH-së. Por grupi e cilësoi “lirimin” si fitore meqë kishin kaluar kohën e dënimit në burg para se të shpallej aktgjykimi. Kështu, me shpalljen fajtorë ata u lanë në liri.
Megjithatë, Ilir Tolaj e Hajrullah Fejza nuk kanë pasur të drejtë të ushtrojnë funksione publike për 3 vjet, derisa 2 vjet kjo ndalesë iu bë edhe Arbenita Pajazitit.
Por, shoshitja e ankesave në Gjykatën e Apelit në lidhje me rastin “Tolaj” ka rikthyer disa pika të procesit në rigjykim.






















