Zonat e ulta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë pasditeve ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar paraqitet motit për zonat malore, njoftoi Meteoalb.
Temperaturat e ajrit deri të mërkurën do të jenë rreth vlerës 34 °C, por dita e enjte dhe fundjava sjellin sërish rritje të tyre deri në 39 apo 40°C.















