Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, i ka thënë “Zërit” të hënën, se gjendja me rrymë është përmirësuar dukshëm, ndonëse reduktimet, sikurse edhe në gjithë vendin janë aplikuar edhe në këtë komunë. Ajo ka shtuar se ende nuk dihen me shifra pasojat që ka shkaktuar era e fortë që kishte përfshirë Istogun dy ditë më përpara. “Gjendja me rrymë është përmirësuar, gjithashtu edhe me ujë, fshatrat besoj se nga sot (e hënë) do të kenë rrymë, ndërkaq sa u përket dëmeve të shkaktuara nga era e fortë ende nuk ka ndonjë vlerësim të tyre, sepse ekipet janë ende në terren”, ka thënë Balaj, të hënën.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















