Gjatë periudhës kalimtare prej 11-muajsh, që është futur në fuqi në mesnatën e së premtes me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, do të ndodhin ndryshime të mëdha që do të ndikojnë si në udhëtimin drejt Britanisë ashtu edhe dalja e qytetarëve të këtij vendi për në vendet tjera.
Parlamenti Evropian në prill të vitit 2019 mori vendim që qytetarët e Britanisë së Madhe, gjatë fazës kalimtare të kenë të drejtë të udhëtojnë brenda vendeve të Bashkimit Evropian pa pasur nevojë për viza, kështu që turistët britanikë që udhëtojnë në vendet e BE-së nuk do të kishin nevojë të kenë kurrfarë probleme, nëse në ato vende qëndrojnë më pak se një muaj,
Edhe pse ende nuk dihen se si turistët do të trajtohen në vitin 2021, duke marrë parasysh që Britania e Madhe dhe BE-ja nuk munden ligjërisht të fillojnë bisedimet për raportet e tyre të ardhshme – derisa të kalon gjysma e muajit shkurt.
Ish-ministrja britanik për Zhvillim Ndërkombëtar, Pretty Patel, ka deklaruar se sido që të rrjedhin bisedimet, lëvizja e lirisë dhe mundësia që qytetarët e Bashkimit Evropian të punojnë në Britani të Madhe pa viza, një gjë e tillë pritet të hiqet nga ligji.

Aktualisht ekzistojnë planet që Britania e Madhe nga viti i ardhshëm të jetë pjesë e organizatës së re “European Travel Information and Authorization Systyem”, që do t’ju mundësojë qytetarëve që nuk janë pjesë e BE-së të udhëtojnë pa viza, edhe pse ekziston mundësia që një lëvizje e tillë të mos aplikohet deri në vitin 2021.

Kjo do t’ju mundësonte britanikëve të udhëtojnë brenda zonës Shengen pa viza me një tarifë prej 7 eurosh, kurse “bileta” do të duhej të zgjaste tri vite dhe do të mund të blihej online, por pjesëmarrja e Britanisë në këtë organizatë varet nga Parlamenti i saj që duhet t’ua mundësojë të njëjtat kushte qytetarëve të vendeve të BE-së, dhe të ndryshojnë sistemin e ngjashëm elektronik që autorizon udhëtimet.
Qytetarët sipas anketave të bëra, do të ishin të kënaqur me një rrjedhë të tillë, para se gjithash sepse është një zgjidhje e lirë që nuk kërkon komplikime dhe shumë dokumente.
Megjithatë, ekzistojnë gjasa të mëdha që Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk do të arrijnë marrëveshje deri në fund të këtij viti, që për disa muaj do të mund të rrezikonte udhëtimin e qytetarëve të Britanisë dhe atyre nga vendet e BE-së.

Në fillim të periudhës kalimtare nuk do të ketë shumë ndryshime, vizitorët evropianë edhe më tutje do të udhëtojnë me dokumente të ngjashme dhe pasaporta elektronike, por edhe nëse një marrëveshje e tillë arrihet deri në fund të vitit, ekziston mundësi të pasagjerët e huaj do të mund të përdorin linjat e veçanta në aeroporte dhe tragete.



















