Teatri Kombëtar i Kosovës me “Shopping & Fucking” një gjë e ka të sigurt ende pa u dhënë premiera: shfaqja do të nxisë debat. Për këtë ka jo vetëm një arsyeshkruan sot Koha Ditore.
Gjuha e ashpër e eksplicite bashkë me skenat e dhunshme janë disa prej tyre. Për shpërfaqjen e cila kësisoj trajton problemet e shoqërisë bashkëkohore nuk do të mund ta shohin ata që nuk e kanë arritur moshën madhore.
18-vjeç është kushti për të blerë biletë dhe një gjë e tillë këtij produksioni i vë “pullë të kuqe”. Shfaqja me tekst të Mark Ravenhill e regji të Fatos Berishës do të jepet premierë (sonte) e shtunë.

















