• Latest
  • Trending
  • All

Teatri Kombëtar, Lazër Filipi: Godina duhet ruajtur derisa të ndërtohet një e re

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Teatri Kombëtar, Lazër Filipi: Godina duhet ruajtur derisa të ndërtohet një e re

14/12/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Aktori i njohur Lazër Filipi është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ideja e hedhur nga drejtori Hervin Çuli, i cili ka deklaruar publikisht dëshirën për të shembur këtë godinë meqë është amortizuar, ashtu si edhe shpresën për të ndërtuar një teatër të ri. Duket se artistët janë skeptikë, se me shembjen e së vetmes godinë ku mund të ketë art skenik, do të mbeten pa teatër. “Godina e Teatrit Kombëtar nuk duhet shembur, përkundrazi, ajo duhet ruajtur derisa të ketë një teatër të ri. Nuk duhet shembur në asnjë mënyrë”, – tha dje për “Gazeta Shqiptare”, aktori që i ka kaluar të 80-tat. Ai nuk ngurron ta thotë edhe hapur frikën e tij më të madhe: “Nëse ndodh që shembet, ne populli i Tiranës do të mbetemi pa teatër për disa vite”.
Filipi, i njohur për njërin prej roleve të tij më të bujshme, atë të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, shprehet se “teatri i ri mund të ndërtohet kudo, ku ta japë shteti, por mirë do të ishte që ai të bëhej afër qendrës së kryeqytetit”. Në fakt, të shumtë janë artistët që kanë ndarë me të të njëjtin mendim. Alfred Bualoti, Mihal Luarasi, Arben Derhemi, Marjeta Ljarja kanë kërkuar që, para se të shembet teatri i vjetër dhe i amortizuar, të gjendet një ambient, ku artistët të interpretojnë gjersa një teatër i ri të ngrihet, meqë debatet ndër vite nuk kanë munguar, por, asgjë nuk është bërë për të pasur një projekt konkret.
“Është folur disa herë se do bëhet një teatër i ri. Njëherë u tha që do e bëjnë te Piramida. Pastaj, ndërruan mendje dhe vendosën që te Piramida të dërgohet parlamenti, ndërsa te parlamenti të dërgohet teatri. Ka pasur ide dhe mendime të shumta që janë hedhur e diskutuar, por nuk pati asnjë vendim, as më herët, as sot. Vendi më i mirë është të ndërtohet ku është sot Teatri Kombëtar. Duhet një godinë e re për të, por ndërkohë nuk mund të rrimë pa teatër fare, ndërkohë që një godinë shembet e një tjetër ndërtohet”, – e mbyll prononcimin e tij Filipi.
Pak ditë më parë, edhe Mihal Luarasi u shpreh se teatri duhet të jetë në qendër. Megjithatë, çështja e rishikimit të qendrës së kryeqytetit, të Tiranës, atij i sillte ndër mend një tjetër ngjarje: projektin francez për qendrën e Tiranës. “Ky projekt u ekspozua në Galerinë Kombëtare të Arteve për një kohë të gjatë. Dhe në këtë qendër nuk figuronte kurrkund Teatri Kombëtar, megjithëse ata që ishin autorë të projektit, francezët, në atdheun e tyre e kanë teatrin në qendër të qytetit. Unë them se për çështjen e godinës së teatrit duhet menduar dhe duhet menduar seriozisht, jo me nisma që përmendin shifra 500 mijë euro. Kjo kështu nuk bëhet. Ose bëhet Teatri i ri Kombëtar dhe kjo çështje planifikohet si duhet, ose nuk bëhet fare”, – u shpreh ai.
“Nuk jam që të bëhet një bodrum si teatër dhe sipër tij të ketë një pallat. Unë po flas për një Teatër të ri Kombëtar të mirëfilltë, nga fillimi deri në fund”.
Ndërkaq, Arben Derhemi doli kundër një ngrehine “multifunksionale”, që do ngërthente në vetvete edhe një teatër, edhe disa ambiente me funksione të tjera. Pyetjes nëse kërkohet një godinë e dedikuar vetëm për teatër, ai i përgjigjet: “Normalisht, një godinë dedikuar Teatrit Kombëtar shqiptar”. Ai sjell shembullin e fqinjëve, që së fundmi kanë investuar miliona euro në këtë fushë. “Edhe ajo ‘kioska pa leje’ që quhet Maqedoni, ka investuar rreth 50 milionë euro para dy vitesh për Teatrin Kombëtar të ri dhe sot në Tetovë janë lëvruar rreth 13 milionë euro për teatrin e Tetovës nga qeveria e Shkupit. Ndërkaq, qeveria shqiptare nuk mundi të lëvronte dot 30 milionë euro për të bërë një Teatër Kombëtar? Kjo është çmenduri. Unë nuk e di, nuk i jap dot shpjegim”, – deklaronte Derhemi për “GSH”.

Previous Post

Rama: Opozitës ia kemi plotësuar kërkesat, bojkoti i zgjedhjeve do ishte vrasës për PD

Next Post

Meta inauguron një Call Center në Paskuqan: Mundësi për të punësuar të rinjtë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Meta inauguron një Call Center në Paskuqan: Mundësi për të punësuar të rinjtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.