• Latest
  • Trending
  • All

Teatri jashtë sistemit: Kapital politik apo biznes?!

27/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Teatri jashtë sistemit: Kapital politik apo biznes?!

27/06/2016
in Kulture

Një bilanc dramatik për tregun teatror në Shqipëri: Sistemi teatror nuk ka një mekanizëm kombëtar i cili mund të koordinojë, financojë, zhvillojë, dhe të shpërndajë produktin teatror në Shqipëri; Ligji për teatrin i shndërruar si ligj për Artin Skenik ka deformuar funksionimin e tij, duke përjashtuar kompanitë teatrore private, ndërsa paratë shkojnë vetëm për institucionet shtetërore

Nga Violeta Murati

Kur vitet 2000 kristalizuan kompanitë e para private teatrore, disa regjisorë patën një lloj guximi politik për t’iu përgjigjur tregut, me produksione konkurruese. Por kjo zgjati shumë pak, aq sa sot kujtohen si shkëndijë, por me një përvojë thellësisht demoralizuese. Këto nisma të para private, pothuaj u mbyllën brenda vitit. Lëvizja në teatër shkoi drejt centralizimit dhe izolimit total. Sot reflektohet kjo gjendje ku sistemi teatror në Shqipëri nuk ka një mekanizëm i cili mund të koordinojë, financojë, zhvillojë e shpërndajë produktin teatror. Ligji për teatrin e shndërruar si ligj për Artin Skenik ka deformuar funksionimin e tij, duke përjashtuar kompanitë teatrore private, ndërsa paratë shkojnë vetëm për institucionet shtetërore. Me këto shqetësime regjisorët që dhanë modelin e skenës së pavarur, me misionin politik për të zbuluar plagët shqiptare e shohin vetën jashtë sistemit të sotëm.

Në një kohë kur Teatri Kombëtar mbeti e vetmja skenë ku bëhej teatër në hapësirën e gati 1 milion banorëve  të kryeqytetit, pati një tronditje tek regjisorët duke u dorëzuar përballë politikës injoruese për teatrin. Ministria e Kulturës e shndërruar në një arkë me para asnjëherë nuk pati vullnetin politik për të kthyer sytë drejt teatrit, për të inkurajuar nismën e lirë private, dhe as të ndërtojë strategji mbi ligjin e shembur në 2000, nga rebelimi kolektiv i aktorëve dhe regjisorëve.

Nga ky shkak u mbyll kompania e parë private teatrore në Shqipëri, “Publimedia”, e drejtuar nga regjisori Gëzim Kame i cili kishte kaluar përmes një përvoje riskuese qoftë si biznes por dhe si regjisor i angazhuar, nga të vetmit aktivë në vitet ’90-të, kur vendi po përjetonte në mënyrë drastike ndryshimet demokratike, dhe ende ekzistonte frika e masës nga diktatura.

Në këtë përvojë Kame na ka lënë një dëshmi se si biznesi arriti të menaxhojë, organizojë dhe të fusë në treg teatrin. Në dy vjet jetë “Publimedia” mbyllet, me një fund dëshpërues e demoralizim të thellë. Sigurisht prej politikës, jashtë ligjit dhe stimulimit financiar.

Regjisori Altin Basha mbyll “Oazin” me një jetë gati 6 vjeçare, 1998-2004. Në një kohë kur nisën të krijohen teatro të rinj shtetërore (Teatri i Metropolit, dhe Teatri Eksperimental), jo aq potente, por thjesht si skena alternative, problemet financiare e detyrojnë Bashën ta mbyllë kompaninë e tij teatrore, pa mundur t’i rezistojë politikisht një strukture të brishtë që ekzistonte në sistemin tonë teatror në atë kohë. Ligji për teatrin, duket si një pergamenë anadollake për t’i përkrahur këto nisma të lira, dhe krijuar mundësi reale për një treg teatror.

E njëjta situatë edhe për regjisorin “opozitar” Armando Bora, që ndan të njëjtën eksperiencë me kolegët e tij, ishte pjesë e lulëzimit të shkurtër të kompanive private teatrore, duke shënuar shfaqjet e para autoriale. Po për mungesë të politikave të nxitjes së kësaj veprimtarie, mbyll edhe ky regjisor produksionet e tij, brenda një kohe të shkurtër. Çfarë ka ndodhur këta 25 vjet me teatrin është e paprecedentë, edhe pse ka qenë një tranzicion i vështirë qoftë në ekonomi por edhe politikë. Rasti i teatrit është unik. Shkaku i këtij stanjacioni; mungesë vullneti politik, mungesë ligji dhe tepri mentaliteti për të ruajtur konstitucionin centralizues. Aktorë që marrin rrogë në shtet, një kryeqytet ku skena e pavarur mbetet vetëm në varësi të politikës si i vetmi burim nga rrjedhin edhe paratë.

Jashtë sistemit teatror

Veprimtaria e teatrit në vendin tonë vazhdon të funksionojë jashtë sistemit teatror. Kjo do të thotë se në mungesë të ligjit për teatrin, kur ekziston vetëm një qendër teatrore, që lidhet me shtetin, është rikthyer centralizimi i të ardhurave në një institucion duke u bllokuar çdo nismë e lirë, private, e konkurrueshme në treg. Në këtë logjikë, para pak ditësh ka mbyllur shfaqjet një projekt privat me një institucion shtetëror, ndryshe e konsideruar si teatër autorial, një projekt model si mund të jetë kjo marrëdhënie. Kjo është vepra “Made in Albania”, një bashkëpunim i kompanisë “Basha” me Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ka qenë një produksion i pavarur që ka renditur një listë biznesesh si financues, për të cilën Basha jep përvojën se në këtë histori të tilla produksione përçmohen nga sistemi i financimit të teatrit, ndërsa teatrot shtetërorë nuk e justifikojnë avantazhin për nga cilësia. Ndërsa dalin jashtë këtij sistemi, ky produksion që ngjan se ka mundësi kompetitive, politika domethënë Ministria i njeh si projekte artistike, jo si produksione. Duke kërkuar poseidimin e këtyre hapësirave nga struktura shtetërore kjo kompani është e detyruar të lidhet me strukturat shtetërore për të krijuar produksione të kësaj natyre, për të pasur akses në infrastrukturë. Këtu mbetet edhe thembra e Akilit, e dëshmuar edhe në kohët kur nisën të lulëzojnë kompanitë e para private të cilat nuk mund të vazhdonin më jetën si të tilla, duke mos u indentifikuar më si struktura teatrore, por si OJQ, pa asnjë lehtësi ligjore.

Një regjisor politik, Armando Bora, ndonëse i mungoi skenës së teatrit për një kohë të gjatë, në rikthimin e tij me shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur” shfaq qartë një personalitet politik. Duke dhënë një tekst metafizik me dy aktorë, turi i tij artistik shfaq reminishencën e së kaluarës, si kjo vepron sot. Duket se ky udhëtim i Borës do të vazhdojë, jashtë çdo përfaqësimi institucional duke bërë një rrugë të pavarur, autoriale me siglën ndërkombëtare për një teatër që në fakt, për nga tema duhej ta kishte mbyllur ciklin qysh para viteve 2000. Por, në këtë rikthim edhe Bora mbetet jashtë sistemit teatror. Me një përvojë të nismës private mjaft herët, ky regjisor i njeh politikisht punët e teatrit. Është nga zërat që ka punuar e kundërshtuar njëkohësisht për ligjin e teatri qysh në vitin 2000, dhe sot, thotë se historia e rregullimit të veprimtarisë teatrore në Shqipëri është ndikuar nga faktorë ekstra teatrore. Ai është dëshmitar se si ministrat në çdo qeveri kanë ndërhyrë në teatër, duke dashur të bëjnë një ligj për të, por jo për ta rregulluar teatrin si veprimtari, por për të fituar kapital politik. Për pasojë, kjo ka sjellë që ligji të ketë gjithnjë problem duke u bërë herë i pazbatueshëm dhe herë i pamundur për të zgjidhur problemet e kësaj veprimtarie.

Vetëm pak muaj më pare, duket se regjisori Gëzim Kame ka përsëritur historinë e tij por dhe një gjurmë të lënë në teatër në fundvitet ’90-të, me ngritjen e Teatër Kame;  ide novatore, pothuaj jashtë sistemit të sotëm teatror. Me pretendimin për të pasur një Qendër Teatrore private, ky model sjell rezultatin: duhet patjetër një biznes, mecenat për të mbajtur teatrin.

Nisur më herët si biznes, restorant e resort, duke ardhur gradualisht pothuaj pas 10 vitesh në idenë e vjetër të veprimtarisë së lirë, private në teatër, Teatër Kame ka ndërtuar një oaz teatror, si biznes dhe kujtesë. Rishtaz në këtë veprimtari, kujtojmë përvojën e pare të tij, atë të Publimedias, kur dy producentë ishin të gatshëm të hidhnin para për teatrin, për të ndërtuar shfaqjet. Bashkë me emra të dëgjuar, si Robert Ndrenika, Roland Trebicka lanë Teatrin Kombëtar për të provuar këtë fushë të panjohur për ta, si do ta merrnin rrogë, a do të mbanin dot familjet e mjaft dilema të ekzistencës me këtë zanat. “Ishin miqtë e mi, dhe patën besim tek mua kur ikën nga teatri”, kujton Kame, i cili nga kjo përvojë, relativisht e shkurtër, shton se si kjo punë private arriti në një organizim dhe menaxhim të jashtëzakonshëm si kompani teatrore. Kame flet për punën e madhe mbi reklamimin e shfaqjeve, si arritën të shisnin biletat dhe aktorët të shpërbleheshin si kurrë ndonjëherë, madje krahasuar dhe me ditët e sotme.

Pa trokitur asnjë ditë në dyert e Ministrisë, veç në rastin e sigurimit të hapësirës, infrastrukturës, prej kësaj të fundit kompania u mbyll: mungesë përkrahjeje, mungesë të sallave.

Krahasuar me këtë përvojë, mjaft të hidhur, Kame tani jep një vështrim tjetër, jashtë sistemit të sotëm teatror, totalisht të re. Së pari me ndërtimin e biznesit, Teatri “Kame” ka vendosur partneritet me teatrot publikë, atë kombëtar, eksperimental, dhe teatrin e  kukullave. Repertori më i mirë i këtyre institucioneve do të lëvizë gjatë muajve të verës drejt Kame resort, si teatër vere. Po nuk u vendos kjo marrëdhënie, Kame vlerëson se privatët e kanë të vështirë të ecin.

I tërhequr prej vitesh nga teatri në Tiranë, regjisori thotë se pas periudhës kur pothuaj i kishte “vdekur” dëshira të punonte me teatrin, tani i është “zgjuar” në Ibë, aty ku po ndërton Qendrën Teatrore, duke realizuar pasionet brenda kufinjve të tij, pa pasur tanimë asnjë pengesë, qoftë edhe ligjore. “Tani kam mundësinë të jem jashtë sistemit, jam i pavarur, ushtroj veprimtarinë time profesionale, private, – thotë Kame në këtë përvojë rikthimi.

Kështu mbetet një situatë kaotike në këtë fushë, ku përveç shtetërorit gjithë kolonia e teatrit gjendet jashtë këtij sistemi, me mungesë totale infrastrukture pa një mekanizëm kombëtar. Një mekanizëm që t’i përgjigjet mbështetjes së iniciativës së pavarur, i cili mund të koordinojë, financojë, zhvillojë, distribuojë produktin teatror në Shqipëri. Ky mendim i regjisorit Basha, vjen përballë sistemit të sotëm teatror, për të cilën thotë se nuk i përgjigjet tendencave të tregut dhe krijimtarisë teatrore, pa përmendur izolimin dhe mungesën e plotë të kontakteve dhe bashkëpunimeve jashtë Shqipërisë. “Teatri ynë as në Prishtinë nuk shkon e jo më pastaj në Perëndim ku zhvillimet teatrore janë shumë larg nivelit të teatrit që ne bëjme sot”.

Ligji për teatrin, vetëm për shtetërorin jo privatët

Pranuar se teatri po kalon një periudhë të vështirë, jo krizë por gjendje stanjacioni në krahasim me vitet 2000, kur pa lulëzuar mirë kompanitë e para private teatrore, ato mbyllen për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe mungesës së ligjit për teatrin. Tentativa e parë për të pasur një ligj, ishte koha kur ministër kulture u vu Edi Rama duke shkaktuar një protestë kolektive të të gjithë skenave artistike në vend, e sidomos të Teatrit Kombëtar dhe atij të Operas dhe Baletit. Ishte një rast i paprecendentë që artistët protestonin për ligjin e teatrit, deri në futjen në grevë urie. Një protestë që u shtyp pa arritur të bëhej kauzë politike, ndonëse në të u angazhuan trupat diplomatikë në vend, opozita, artistët e gjithë fushave.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Me këtë situatë u pezullua çdo nismë private, duke mos arritur të rindizej një debat tjetër për teatrin, veç atij sporadik që lidhet së shumti për vepra shqip në skenë, dhe në asnjë rast që prej 2000 për Ligjin e Teatrit, dhe konkurrencën në treg.

Duhet kujtuar se pas dy shfaqjeve që kërkonin guxim politik, regjisori Gëzim Kame krijon trupën e parë private, në fillim të ’92, i cili së bashku me Pëllumb Kullën që shkruajti veprën “Ishulli i çmendur”, gjetën producentin, duke vënë një shfaqje me 22 aktorë në mjediset e Piramidës, si vepra e parë pas shembjes së bustit. E bëmë këtë shfaqje për të treguar se, nëse këtu ka qenë vendi i diktaturës do ta realizojmë këtë vepër për ta shembur edhe si ide, prodhimin e diktatorëve në këtë vend, thotë Kame.  Regjisori emërohet më ’95 drejtor i Teatrit Kombëtar dhe flet për një tendencë të asaj kohe; nevojën për të thyer barrierën e fuqishme pas 15 vitesh që teatri nuk komunikonte me jashtë. Në këtë kohë ngrihet në këmbë “Apologjia e Sokratit”, me protagonist aktorin Mirush Kabashi i cili ka thyer rekordin me shfaqjen, duke shkuar në këtë kohë, për herë të parë një shfaqje shqiptare, në Egjipt. Largimi nga Teatri Kombëtar e nxit të krijojë më ’98-ën kompaninë teatrore “Publimedia”, paralel kishte nisur me një grup, punën për ligjin e teatrit- një ligj i konsultuar me polakët, çekët, gjermanët, rumunët. Mes vendeve të lindjes, i vetmi pa ligj në këtë kohë ishte teatri ynë. Kame thotë se morëm katër modele, gjermane, franceze, polake dhe çeke, por që pas një punë vlerësuar të madhe, u ndërpre për shkak të ndërrimit të ministrit.

Por çfarë ngrihet shqetësim në raport me ligjin sot, për regjisorët ka një pardigmë të paradoksale pasi ligji në pjesën më kryesore të tij merret me veprimtarinë e institucioneve publike duke i lënë hapësirë të vogël veprimtarisë jo publike, kjo një veprimtari e pa stimuluar dhe e pa mbrotjur.

Nga ana tjetër, vlerësohet si një ligj që nuk flet për teatrin, duke u cilësuar si Ligji për artin skenik, ndërsa buxheti mbetet i përqendruar në Teatrin Kombëtar dhe pak teatro rrethesh në varësi të bashkive që ushqehen me pak para. Janë zëra që flasin për një situatë teatrore në regres, si para viteve ’90-të. Armand Bora tërheq vëmendjen se sot është e domosdoshme nxitja e kompanive si nevojë e diverstitetit estetik dhe tematikat në fushën e teatrit. Për këtë arsye, vazhdon regjisori, në mungesë të tyre edhe institucionet publike si Teatri Kombëtar apo Teatri Eksperimental e kanë të pamundur të ndërtojnë politika që duhet të ketë një institucion kombëtar.

Qëndrime më radikale ka regjisori Altin Basha, me rikthimin e kompanisë “Basha” flet për ngërçet me të cilat përplasen privatët. Ligji për Artin, ashtu siç është sot favorizon fund e krye vetëm institucionet shtetërore, dhe aspak krijimin dhe zhvillimin e skenës së pavarur. Ashtu si Bora, edhe ky regjisor insiston në ndryshimin e ligjit për teatrin i cili funksion vetëm për dy institucione në kryeqytet. Në këto kushte Basha mbetet skeptik mbi ndryshimet në sistemin teatror në vend, bllokuar nga një ligj pa prespektivë se si mund të stimulohet interesi i biznesit për financimet private drejt krijimtarisë teatrore.

“Ndryshimet e vazhdueshme e kanë deformuar krejtësisht thelbin e Ligjit i cili kishte lidhje me liberalizimin e tregut duke favorizuar iniciativën e pavarur. Ky tipar nuk është më fare aty”, thotë regjisori. Për të kjo është një situatë emergjente ku nuk ka gatishmëri për një dialog të hapur dhe konstruktiv nga Ministria e Kulturës.

Tags: edi rama
Previous Post

Majko: Zgjedhje dhe referendum, populli ynë nuk është dele

Next Post

Vushtria, një ndër qytetet më të lashta në Ballkan

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Vushtria, një ndër qytetet më të lashta në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.