Ky aksion i cili do fillojë nga ora 10:00 e deri në 18:00, organizohet për të tretin vit radhazi, nga OJQ “Iniciativa Pozitive” (INPOZ) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJ) si dhe me përkrahjen e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
“Dhurimi i gjakut është një aktivitet jetësor dhe duhet përqafuar nga të gjithë; një dozë e dhuruar nga ju mund të shpëtojë deri në tre jetë, prandaj dhuro dhuratën më të çmuar për dikë që ka nevojë për të.
Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit OJQ “Iniciativa Pozitive” me këtë organizim kërkon nga organet kompetente që sa më parë dorasit të gjenden para drejtësisë për aktin e vrasjes së aktivistit dhe qytetarit të Rahovecit tashmë të ndjerë Elvis Pista.
“Është e rëndësishme ta kuptojmë që është përgjegjësia jonë morale dhe sociale të kërkojmë zbardhjen e këtij rasti të ulët dhe qyqarë. Motoja e këtij organizimi do të jetë “Shpëto jetë, dëno krimin – #përElvisin” – thuhet në njoftim.























