• Latest
  • Trending
  • All

Të rithemelojmë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! – Nga Enver Bytyçi

07/08/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Të rithemelojmë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! – Nga Enver Bytyçi

07/08/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Më 1 Maj dhe 7 Nëntor 1918 patriotët shqiptarë themeluan në Shkodër atë që në histori ne e njohim si Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kjo organizatë politike dhe patriotike u krijua nga emrat e mëdhenj të kombit shqiptar si Hasan Prishtina, Hoxha Kadri Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani, Niman Ferizi, Sali Nivica e të tjerë. Nuk dua të flas për veprimtarinë atdhetare të këtij Komiteti e as të themeluesve të tij. Por në këtë analizë ka rëndësi të mëtohet emergjenca kombëtare për mbrojtjen e Kosovës.

Në vitin 1918 Kosova ishte bërë pjesë e Serbisë. Mbreti Karagjorgjeviç e aneksoi atë me dekret të veçantë më 7 Shtator 1913. Në vitin 2021 Kosova është e pavarur nga Serbia, por ende jo anëtare e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 1918 patriotët shqiptarë donin ta mbronin Kosovën duke iu drejtuar Fuqive të Mëdha dhe bërë atë pjesë të debatit në Konferencën e Paqes. Në vitin 1999 (10 Qershor) sipas Rezolutës 1244 Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia. Këtë e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 Korrikut 2010.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Por në vitin 2016 e këtej Kosova kërcënohet nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Atë e kërcënoi gjithashtu vetë presidenti i saj, Hashim Thaçi, derisa shkoi në Hagë. Prandaj Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në ditët e sotme nuk adresohet më te Fuqitë e Mëdha. Fuqitë e Mëdha, përkatësisht SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Japonia, NATO si dhe disa Fuqi të Mesme e bënë Kosovën shtet. Ndaj ky Komitet adresohet te përpjekjet për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët në Ballkan për ta mbrojtur Kosovën nga miqtë e Serbisë kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Nuk janë më Fuqitë e Mëdha ato që e shtyjnë Kosovën drejt Serbisë. Eshtë vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rolin e Rusisë së sotme e të asaj të vitit 1918.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” i ditëve të sotme duhet ta mbrojë Kosovën pra nga vetë shqiptarët e serbizuar, nga kryeministri ynë “i votuar” për ta tradhëtuar atdheun e kombin e tij. Edhe nëse Edi Rama do të kishte marrë 99 për qind të votave, si qoftë largu, e drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur prej tij nuk shterron, nuk tjetërsohet dhe nuk asgjësohet. 

Kryeministri Rama u përpoq që të merrte nofkën e “babait të kombit” dhe të fitonte admirimin e shqiptarëve në Kosovë e gjithkund në Ballkan e përtej. Por në vend të kësaj duhet të korrë furtunën që ka mbjellur kundër shqiptarëve, sepse është bërë bashkë me Presidentin e Serbisë, me qëllim që ta zhbëjnë Kosovën.

E nisën me krijimin e Jugosllavisë së Re (në vitet 2016-2017). Vazhduan me projektin e ndarjes së Kosovës (2017-2019) dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Derisa erdhën të krijimi i Minishengenit ose Ballkanit të hapur për të ringjallur sërish Jugosllavinë e Re.

Të gjitha iniciativat e dy antishqiptarëve që përfaqësojnë shtetin e Serbisë dhe ekzekutivin e Shqipërisë janë në kundërvënie të Kosovës, të shtetësisë dhe tërësisë territoriale të saj. Ata po bëjnë gjithçka që ta izolojnë shtetin më të ri në Europë. Po shfrytëzojnë edhe pazotësinë e Brukselit në qasjen ndaj dialoogut për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që kanë ndihmën e pakursyer të Moskës e Soros për të realizuar tanimë Open Balkan.

Ndërsa për t’i vënë tortës së tyre qershinë, përdorën Goran Bregoviçin. E sollën në festën e birrës në Korçë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, sidomos ata të Kosovës. Shumë shqiptarë janë befasuar me këtë akt kaq brutal të Edi Ramës. Por nuk ishte për t’u befasuar. Para 16 vitesh ai i dha Bregoviçit çelësin e Tiranës. Ishte mirënjohja më e lartë e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë për bashkëpunëtorin e ngushtë të Milosheviçit në luftrat e serbëve kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Të gjitha gjurmët të çojnë në përfundimin se Edi Rama, ashtu si Aleksandër Vuçiç, i ka shpallur luftë Kosovës dhe kërkon asgjësimin e saj. Këtë luftë duhet ta përballojë qeveria dhe institucionet e Kosovës. Por ka shumë gjëra që ato nuk mund t’i bëjnë. Prandaj është i domosdoshëm rithemelimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”!

Ky komitet duhet të ketë për detyrë të mobilizojë shqiptarët në mbrojtjen e Kosovës dhe të kombit shqiptar, si dhe në ruajtjen e vlerave, identitetit dhe vokacionit perendimor të tyre.

Ky komitet duhet ta paralizojë veprimtarinë antishqiptare dhe antiKosovë të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç-it. Ky komitet duhet të ndalojë lidhjet antishqiptare të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë.

Ky komitet duhet ta mbrojë edhe Shqipërinë nga investitorët grabitqarë serbë. Së paku deri në përmbylljen e kapitullit të konflikteve Kosovë-Serbi. Thënë troç deri në njohjen respektive të të dy shteteve dhe garancinë se Kosova do të jetë jo vetëm shtet i pavarur e sovran, por edhe anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së!

Ky komitet nuk do të organizojë çeta kryengritëse si në vitin 1918. Por do të organizojë protesta të fuqishme, prej të cilave Rama dhe Vuçiç të mos kenë asnjë mundësi të shtrëngojnë duart së paku në Tiranë dhe në Shkup. Vetëm nëse këtë do ta bënin fshehtësisht!

Shqiptarëve u duhet të rithemelojnë Komitetin e para 103 viteve “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! Ndryshe Edi Rama nuk mbush me fjalë, as me peticione, as me pankarta si ato të sotmet në Kosovë me mbishkrimin “Unë jam mirë kur është mirë Serbia”- Edi Rama!

©Enver Bytyçi

Previous Post

Greqia digjet, flakët kërcënojnë Athinën

Next Post

“Porosia gati”! 13 vjeçarja gjendet e varur nga nëna, në shtëpinë e saj në Britani

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Porosia gati”! 13 vjeçarja gjendet e varur nga nëna, në shtëpinë e saj në Britani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.