Një nxënës është masakruar nga disa të rinj nga Laçi, të cilët kanë hyrë brenda shkollës “Haxhi Lata” dhe e kanë rrahur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pas një sherri banal mes nxënësit me inicialet D. Llleshi dhe një tjetër nxënësi.
Ky i fundit mësohet se ka thirrur në ndihmë kushërinjtë e tij nga Laçi, të cilët kanë shkuar në Burrel dhe që dyshohet se kanë qenë të armatosur.
Ata kanë rrahur brutalisht nxënësin dhe më pas janë larguar. Më pas familjarët e fëmijës së rrahur kanë bërë denoncimin në polici.















