Gjatë ditës së djeshme, në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nxënësit e Akademisë jCoders përjetuan maratonën e kodimit gjatë të cilës ata zhvilluan idetë e tyre duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme programuese, teknologji te ndryshme elektronike si dhe platforma per lojëra mobile.

Këta fëmijë kanë kaluar nëpër program sfidues, atraktiv dhe të mbushur me informata për të mësuar kodimin, elektroniken, robotikën si dhe programimin ne platforma mobile. Rezultati i njohurive të cilin këta fëmijë kanë marrë u demonstrua dje, me realizimin e projekteve te tyre.
I gjithë ky kreacion teknologjik është rezultat i njohurive të marra gjatë një viti të punës të nxënësve në Akademinë jCoders.
Gjithashtu, gjatë ditës, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike treguan punët e tyre shkencore kompjuterike, të cilat i kishin pjesë të temës së diplomës ose punëve gjatë studimeve. Mesazhi për dashurinë ndaj dijes dhe shkencës jehoi nëpër muret e Fakultetit, dhe kjo nga duart e fëmijëve të cilët inspiruan shpresën për një të ardhme të ndritshme.
Ekspozita e projekteve ishte e hapur për publikun dhe në Fakultet dje e vizituan mbi 700 vizitorë punën e fëmijëve të jCoders.
https://www.youtube.com/watch?v=_3GPAqjyAUw?feature=oembed&w=640&h=360
https://www.youtube.com/watch?v=x2ZsAlV782U?feature=oembed&w=640&h=360
https://www.youtube.com/watch?v=_zTuvOWfU9Y?feature=oembed&w=640&h=360






















