Një student maqedonas i fakultetit të dizajnit dhe arkitekturës përmes një ilustrimi të publikuar në portalet dhe blogjet maqedonase ka parashikuar të ardhmen e Maqedonisë.
Antonij Karaxhovski, student i Kolegjit Amerikan në Shkup ka përshkruar se si do të duket vendi në të ardhmen, ku shihet harta e vendit, një copë e së cilës e shpërndarë. Por ai përmes përgjigjes së tij me këtë ilustrim ka dashur të shpjegojë më shumë braktisjen masive të vendit nga ana e të rinjve maqedonas, për shkak të mungesës së perspektivës.
I pyetur se pse kështu e ka pikturuar Maqedoninë, cili është motivi i këtij vizatimi. Studenti maqedonas ka thënë se motivimi i tij kryesor është situata aktuale e krijuar në vend.
” Motivimi im kryesor ishte situata aktuale në vend, dhe mënyra se si reagojnë të rinjtë. Shumë të rinjë largohen nga vendi”, tha studenti, transmeton TetovaSot.
Nga vizatimi i maqedonasit kështu të rinjtë e shohin të ardhmen e Maqedonisë.















