Nga Hermes Kafexhiu
Gjendesh një ditë të diele përpara një ekspozite dhe vendos që ndryshe nga herët e tjera ta bësh ditën tënde argëtuese në një formë më ndryshe nga e zakonshmja. Ndyrshe nga një kafe në zonën më të këndshme të qytetit, ndryshe nga shëtitja në periferinë e qetë, ndryshe nga xhiroja me makinë, dhe kështu ti vendos të hysh brenda një ambienti ku janë radhitur vetëm piktura. Hyn aty. Vë re disa njerëz me flokë të gjatë dhe kaçurrela, disa të tjerë me këmisha me ngjyra dhe këpucë që kanë një prerje franceze, ndonjë tjetër me kostum dhe tek tuk ndonjë femër me kapele si të Clint Eastëood tek filmat Ëestern. Të gjithë këta tipa i vendos në kornizën e artistave. Pastaj hedh një sy nga vetja. Atletet e tua të thjeshta, në maja kanë pak pluhur, këmisha jote është e pa hekurosur, sepse gjatë mëngjesit dikush të mori në telefon dhe t’i shpejtove se kishe lënë një takim me të. Mirpo ai nuk kishte ardhur në takim. S’kishe as një qindarkë në telefon ta merrje dhe ta njoftoje se t’i po e prisje. Edhe dita iku, iku duke pritur.
Ndalesh përpara një pikture dhe shikon dy duar, ndryshe nga çi ke parë më parë. Një dorë që në ballin e saj ka një fytyrë të verbër që bërtet dhe një fytyrë tjetër ku në ballin e saj ka një vesh që mundohet të dëgjoj. Dy duar me drejtime të ndryshme por përballë njëra-tjetrës. E sheh dhe të kujtohen një varg historish që fqinjëronin kaq kohë në mendimet e tua të heshtura.
Te kujtohet ajo historia kur një vajzë donte t’i thoshte fjalën e dashurisë një djali që vraponte, por ai nuk e dëgjonte sepse në veshët e tij kishte kufje që dëgjonin një muzik të rëndë. Ai vraponte ndërsa ajo e thërriste. Ajo i thoshte të dua ndërsa ai humbi pas rruginës plot me njërëz që vraponin. Nuk e kthehu kokën prapa.
E pastaj të vjen ndërmend ajo historia kur një plak në tren i gufosur nga ajri i rëndë, i thoshte një djaloshi të shtrirë me sy të mbyllur “A mund ta hap pak dritaren?”, mirpo djali as nuk e dëgjonte ngaqë dhe ky si i pari kishte kufje, por edhe sytë nuk i hapi.
Një imazh tjetër që të vinte si një karroc kuajsh në kujtimet e tua ishte pikërisht kur një vajze bije pa ndjenja në një festë të rinjsh, muzika e së cilës ishte deri në kupë të qiellit. Shoqja e saj e shqetësuar del nga tualeti të kërkoj ndihmë dhe thërriste mes muzikës por askush nuk dëgjonte. Kapte njerëz nga krahët ata të dehur i hidhnin duart në qafë dhe e puthnin pa e dëgjuar fare kërkesën e saj për ndihmë, edhe kështu shoqja vazhdonte të qëndronte pa ndjenja…
Edhe ja ti je përsëri përpara kësaj pikture dhe mendon. Mendon sesi njerëzit rrotull ecin kaq indiferentë përpara këtij realiteti që më shumë nënshtron se dëgjon, që më shumë harron se vjen të të takojë, që më shumë fle se sa aktivizohet, që më shumë përton të veshi atletet sesa të ecë. Mendon baballarë që vinë në orë të vona dhe i shikojnë fëmijët vetëm të dielën, mendon për nëna që nuk e dinë se çfarë është një takim me prindër, mendon për të dashurin që të sheh më shumë si një viktimë seksuale sesa si një shpirt nga i cili mund të ndryshojë dhe veset e tij, mendon për shokun që të zgjon që në mëngjes për të marrë makinën tënde, se do të dali me një bjonde sesa për të ndihmuar ty me detyrat e kursit. Edhe kështu bota të ngjan si një tollovi e ngatërruar interesash, nga ku secili trup merr me fajde atë që ti zotëron dhe jo atë që ti je. Kërkojnë nga ty “kuponin tatimor të xhepave të tu” sesa idetë e tua, kërkojnë të vendosin kufjet kur ti shpreh rebelimin, kërkojnë seriozitetin tënd kur ti ke një dëshirë të madhe të qeshësh, kërkojnë lirinë tënde kur e vetmja që të ka ngelur është liria.
Jam përsëri para pikturës dhe kujtimi i fundit që më vjen është kur një grup fëmijësh dhe të rriturish shkojnë të trokasin apartamentin e një “të shurdhëri”. I bien derës dhe ziles pa fund. Tentojnë të shpërthejnë edhe derën por ajo ishte kaq e blinduar. I shurdhëri brenda në sallon, as që e ndjente trokitjen në zurna, por lexonte gazetën e sportit si çdo paradite.
Njerëzit vazhdonin të trokisnin. Edhe pse i binin derës kaq shumë do të thoni ju?!
Shtëpia e të shurdhërit po merrte flakë edhe ai ende këtë nuk po e kuptonte.
Secili nga ne ka qënë shpesh dora që ulëret, ndaj dhe kur keni mundësin të jeni veshi përpiquni të dëgjoni më shumë nga ç’ ju kanë dëgjuar ju.















