• Latest
  • Trending
  • All

Të investojmë besim publik te Prokuroria dhe institucionet e pavarura

18/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Të investojmë besim publik te Prokuroria dhe institucionet e pavarura

18/09/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ndriçim Kulla

Partnerët tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë, si kurrë më parë duan të na japin të kuptojmë se ata janë bërë garantë të dyfishtë që institucionet e pavarura nuk do të pësojnë sulme politike nëse bëjnë detyrën e tyre, dhe që institucionet e pavarura nuk do të bëjnë goditje me tendenca politike. Politika, në të dy krahët e saj, si te pushteti ashtu dhe tek opozita, për shkak të qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë, do të detyrohet që të shprehet në mbështetje të institucioneve të pavarura, megjithëse do të ketë raste kur veprimet e tyre do të prekin interesat e njërës apo tjetrës palë të politikës. Kështu që besimi dhe mbështetja e shprehur nga të dy krahët politikë tek institucionet e pavarura nuk do të jenë gjithmonë të sinqertë. Por kjo është më e mira që mund të pritet nga fusha e politikës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë situatë, kur të dy krahët e politikës nuk do ta mbështesin gjithmonë me sinqeritet veprimin e institucioneve të pavarura, është nevoja që të bëhet një aleancë mes publikut të gjerë shqiptar dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kjo aleancë duhet të konsistojë në shprehjen e besimit nga ana e publikut të gjerë shqiptar tek institucionet e pavarura, por dhe të bashkëpunimit të nevojshëm të qeverisë me këto institucione.

Kontrolli i Lartë i Shtetit po bën një punë shembullore për të identifikuar dhe denoncuar  abuzuesit e financave publike. Kjo tashmë është një e vërtetë e konfirmuar publikisht. Por që kjo punë të ketë vlerë  të mbaruar, qeveria duhet që t’i respektojë propozimet e këtij institucioni të pavarur  për largimin nga administrata të këtyre abuzuesve. Por e njëjta gjë mund të thuhet për vendimet e gjykatave, rekomandimet e Avokatit të Popullit, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive etj., që bëjnë pikërisht atë punë që duhet të bëjnë sipas detyrave kushtetuese që kanë.

Sepse institucionet e pavarura kanë nevojë që qeveria jo vetëm të mos i sulmojë, por të bashkëpunojë me to dhe së bashku me publikun të investojnë besim tek to. Për hir të së vërtetës duhet thënë se deri më sot, institucioneve të pavarura iu ka munguar ky besim prej qeverive por edhe  i publikut, i cili ka qenë shumë skeptik ndaj tyre, dhe i kanë gjykuar ato sipas bindjeve politike, domethënë kur institucionet e pavarura i krijonte dhe i mbushte me njerëz partia e tij, këto institucione ishin në rregull, ndryshe nuk ishin në rregull. Por ajo gjë për të cilën këto institucione kanë nevojë ashtu siç ka nevojë njeriu për ajrin që thith, është besimi i gjerë, përtej dallimeve partiake dhe politike. Dikush mund të thotë se këto institucione mund ta bëjnë punën e tyre pavarësisht mendimit të publikut dhe se besimi i publikut do të krijohet nga puna e tyre. Kjo është e vërtetë, por atmosfera në të cilën punojnë institucionet e pavarura ka rëndësi, dhe ndryshe është puna në një atmosferë besimi të publikut. Dhe kjo atmosferë ndjehet nga shumë shenja kur ajo ekziston realisht.

Kur Prokurori i Përgjithshëm deklaron se do të ketë arrestime të nivelit të lartë së shpejti, atëherë bëni një e-mail me një mesazh mbështetës në adresën e Prokurorisë së Përgjithshme që është vënë për të komunikuar me publikun në vend të një shkrimi kritik dhe tendencioz në formë shantazhi kundrejt ndonjë interesi të caktuar. Megjithëse kjo adresë është vënë që qytetarët të shkruajnë problemet e tyre, nuk është e ndaluar që të shprehet dhe mbështetje. Në qoftë se nuk jeni përdorues kompjuteri, atëherë shkruani një letër të shkurtër me një mesazh mbështetës. Nëse në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme shkojnë mijëra e mijëra e-maile dhe letra, ky do të jetë një tregues i investimit të besimit publik. Këtë do ta vënë re edhe partnerët ndërkombëtarë, por edhe qeveria dhe në përgjithësi politika në vend

Besimi publik i investuar do të përkthehet në përgjegjësi për institucionet e pavarura, pasi partnerët tanë ndërkombëtarë do t’u thonë atyre: Tani që publiku i gjerë shqiptar ka investuar besim te ju, përgjegjësia juaj është më e madhe dhe duhet ta shpërbleni këtë investim me rezultate konkrete. Shoqëria jonë nuk po kalon në një shteg të pashkelur, por në një shteg ku kanë kaluar të tjerët para nesh dhe kanë pasur të njëjtat probleme. Kështu që ne kemi modele për të ndjekur, si ato që kam përmendur më lart. Edhe në vendet ish-komuniste, të cilët pak a shumë janë të ngjashme me ne, ndryshimi i vërtetë, pas ndryshimit fillestar të sistemit politik-shoqëror, ka ardhur me funksionimin e institucioneve të pavarura. Kur këto nisin të funksionojnë, atëherë shumë probleme që ka shoqëria zgjidhen si me magji, sepse ka munguar vetëm vullneti për t’ i zgjidhur ato.

Unë veçova Prokurorinë nga institucionet e pavarura, për arsye se ajo është ingranazhi pa lëvizjen e të cilit, puna e shumicës së institucioneve të tjera të pavarura, për të mos thënë e të gjithë atyre, ndalet në çast. Por nuk duhet harruar se Prokuroria është një institucion ku përqendrohet shumë presioni nga të gjitha anët, dhe për këtë arsye është institucioni që ka më shumë nevojë për mbështetje të gjithanshme.  

Tanimë Prokuroria ka dhënë shenja shumë serioze se po të vihet në lëvizje për të bërë gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë në Shqipëri. Këtë vit Prokuroria ka dhënë edhe prova për disponibilitetin e saj, duke arrestuar tre deputetë të mazhorancës parlamentare, apo shkelës të rrezikshëm të ligjit, siç nuk e kemi parë që të ndodhë kurrë më parë. Prokurori i Përgjithshëm, megjithëse i zgjedhur nga një mazhorancë parlamentare e ndryshme nga ajo që është sot, ka arritur që me punën e tij të imponojë autoritetin ligjor të postit të tij, edhe në situatën e re politike, duke mos lejuar që të zhvilloheshin tendencat e mazhorancës së sotme, për të pasur me të marrëdhënie si ato që kishte mazhoranca e djeshme parlamentare me Prokurorin e Përgjithshëm që gjeti kur erdhi në pushtet. Një lëvizje e organit të akuzës që është parë me rezerva dhe që ka rrezik të keqinterpretohet edhe me tej është se Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Rama për të shkuar për takim në zyrën e këtij, dhe pas kësaj ka pasur edhe takime të tjera në zyrën e Kryeministrit ose gjetkë. Këto takime të Prokurorit të Përgjithshëm mund të interpretohen edhe si nënshtrim i organit të akuzës ndaj qeverisë, por edhe si shprehje maksimale e vullnetit që drejtuesi i organit të akuzës i zgjedhur nga mazhoranca e kaluar parlamentare, i bën mazhorancës së sotme parlamentare për një bashkëpunim sa më të plotë për zbardhjen e shumë çështjeve delikate. Pas këtyre lëvizjeve të z. Llalla, opinioni publik nuk mund të ketë dyshimin se ky Prokuror i Përgjithshëm, i cili ka ardhur në këtë post pa votat e PS-së në parlament, nuk do të jetë prokuror i palës, siç edhe u akuzua fillimisht nga krerët e lartë politikë të së majtës.

 Unë mendoj se opozita duhet t’i bashkohet aleancës së publikut të gjerë shqiptar me partnerët ndërkombëtarë, madje ta nxisë atë, se nga kjo gjë ka shumë për të fituar. Opozita, e cila për hir të së vërtetës e ka mbrojtur me forcë pavarësinë e këtyre institucioneve kur ato ndodheshin nën një presion agresiv nga qeveria pak kohë më parë, duhet investojë edhe më shumë besim tek institucionet e pavarura, pavarësisht dyshimeve që mund të ketë te njerëz të caktuar në to. Çfarë do të humbiste opozita në fund të fundit nga fushata e arrestimeve në nivele të larta që ka paralajmëruar Prokurori i Përgjithshëm, të cilat më duhet të theksoj se duhet të jenë plotësisht të ligjshme, të peshuara dhe të arsyetuara mirë? Në rastin më të keq, opozita do të humbte personazhe të vjetra të saj, të konsumuara sa nuk ka ku të vejë më, të cilët kanë përfituar nga PD-ja shumë më tepër se ç’ i kanë dhënë asaj. PD nuk mund të ecë përpara si një parti e suksesshme duke i mbajtur këta njerëz si një barrë e rëndë mbi shpinë. Është koha që këta njerëz të lihen në fatin e tyre për t’u ballafaquar me Drejtësinë, pa mbështetjen politike të PD-së. Pas kësaj, PD do të ketë të drejtë që të kërkojë me forcë ndëshkime të rënda për qeveritarët e sotëm që prodhojnë nga një skandal në ditë. Me këtë qëndrim, PD e epokës së Bashës, do t’ i japë një mesazh të qartë publikut se kjo parti ka hyrë në një epokë të re dhe se po shfaq një përgjegjshmëri institucionale që nuk është parë kurrë në Shqipëri deri më sot nga opozita.

Previous Post

Diktatori nuk duhet lënë të prehet rehat!

Next Post

Pse nervozohet Rama nga një raport i OSBE

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse nervozohet Rama nga një raport i OSBE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.