• Latest
  • Trending
  • All

“Të hapur dhe autonom”/ Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit?

10/08/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Të hapur dhe autonom”/ Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit?

10/08/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Me krizën e Coronës u shtuan në Europë zërat për një “autonomi strategjike” në produkte e furnizim. Komisioni Europian po bën planet përkatëse. Por ekonomistët tani thonë, se kjo mund të kushtojë shumë, shumë shtrenjtë.

Në fillim ishte kriza me mungesën e maskave mbrojtëse. Më pas mungonin makineritë, për të rritur prodhimin e vaksinës. Tani mungojnë çipa të ndryshëm që bllokojnë prodhimin e automjeteve në Europë. Pandemia e me të edhe kriza në shumë sektorë të ekonomisë e nxorrën në dritë: Europa është e varur në atë masë nga furnizimet nga Kina, apo vende të tjera të botës, saqë kjo varësi mund të bëhet shumë e rrezikshme. Atëherë kur furnizimet bllokohen, apo thjesht se ka mungesa apo probleme politike.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Nuk është çudi që qeveria gjermane kërkon prej kohësh veprime konkrete, ndër të tjera zgjerimin e prodhimit të çipave. Komisioni Europian këto kërkesa nga vende të ndryshme i ka hedhur tani në një plan, në thelb të të cilit qëndron pikërisht “autonomia strategjike” europiane. “Doktrina e re e një autonomie të hapur strategjike“, kështu e quajti Neue Zürcher Zeitung strategjinë e re: “të hapur aq sa mundemi, dhe autonom aq sa është e nevojshme.”

“Frenë proteksioniste”

Tingëllon bukur dhe e ekulibruar. Megjithatë gazeta konservatore nga Zyrihu e vazhdon më tej analizën. “Tregtia globale dhe ndarja e punës në botë në dekadat e kaluara i dhanë hov të madh mirëqenies.” Nëse këtu ka kufizime, atëherë kjo mirëqenie do të frenohet në formë proteksioniste.”Ekspertë ekonomikë të Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) kanë paraqitur tani një studim, me të cilin ata duan të llogarisin se sa i kushton Europës kjo autonomi. Rezultati: Një shkëputje e BE nga zinxhirët ndërkombëtare të furnizimit apo edhe sikur vetëm nga Kina do t’u kushtonte shteteve të BE disa qindra miliardë euro në vit. Këtë e tregojnë inskenime të ndryshme studimore.

Autorët e studimit kanë llogaritur, se çfarë pasojash do të kishte, në rast se vendet e BE do të dyfishonin barrierat tregtare, për të nxitur prodhimin vendas. Nuk bëhet fjalë për dogana të tja, por për dhënien me preferenca të tenderave publikë, avantazhe tatimore apo subvencionime të tjera për ofruesit e BE. Nga ana tjetër janë zhvilluar modele për kuota importi apo ndalime të caktuara mallrash. Nëse BE do të ndërmerrte hapa të tillë të njëanshëm për veçimin nga bota, atëherë “prodhimi i brendshëm bruto çdo vit karahasuar me vitin e marrë si bazë 2019 do të binte rreth me 580 miliardë euro ose një ulje 3,5% më pak se sa pa ndërhyrjet”, përmbledhin ekonomistët. Në rast të marrjes së kundërmasave nga partnerët e Europës, kjo humbje “do të shtohej në rreth 870 miliardë euro apo rënie 5,3% të prodhimit të brendshëm bruto.”

“Transporti i mallrave të bëhet më rezistent”

Megjithëse studiuesit e Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel i hedhin poshtë barrierat tregtare, ata shohin nevojë të ngutshme për veprim “që ekonomia e BE të bëhet më rezistente ndaj krizave në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.” Sipas IfW nevojitet “zgjerimi i rrjetit të furnizuesve, nxitja e riciklimit dhe përmirësimi i magazinimit.” Shqetësimin për pasojat e përpjekjeve për një riorientim të zinxhirëve të furnizimit, studiuesit e Kielit e ndajnë me sipërmarrjet europiane, anëtare të shoqatës së sektorit ekonomik, ERT. “Theksimi i strategjisë ekonomike mund të çojë në proteksionizëm”, paralajmëroi një përfaqësues i shoqatës në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung. “Ne jemi të alarmuar.“

Me këtë nuk mënjanohet problemi i furnizimeve të mallrave kryesorë në BE. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për Daimler, Siemens, Volkswagen apo Fiat. Kudo mungojnë chipa, porositë nuk përfundohen dot, me pasojë anësore shtrenjtimin, kosto që dalin nga xhiroja e vogël dhe fitimi i ulët. / DW

Previous Post

Ushtria e Kosovës niset për Shqipëri “Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira”

Next Post

Qetësohet “ferri” mbi Kalimash/ Zjarrfikës dhe ushtarë nga Shqipëria dhe Kosova luftuan me flakët gjatë natës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Qetësohet “ferri” mbi Kalimash/ Zjarrfikës dhe ushtarë nga Shqipëria dhe Kosova luftuan me flakët gjatë natës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.