• Latest
  • Trending
  • All

Të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës – takime në Uashington

14/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës – takime në Uashington

14/10/2015
in Lajme

Kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit synojnë të vazhdojnë ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për atë që ata e quajnë shkelje e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Zotërinjtë Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi ishin këto ditë në Uashington për takime me zyrtarë amerikanë lidhur me situatën në rajon pas vendimit për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë erdhi nga vullneti i popullit, si baraspeshë ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë që në bazë të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë gëzojnë një formë më të gjerë autonomie:

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Ndërkohë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë  edhe pse janë autoktonë kanë një mori problemesh që kanë ngjelur akoma pa u zgjidhur. Sidomos në momentin kur Serbia është duke negociuar me Bashkimin Evropian  që të jetë pjesë e bashkësisë evropiane  dhe duke shkelur mbi të drejtat e shqiptarëve në masë të konsiderueshme, atëherë ne konsiderojmë se do te mobilizohemi  të tërheqim vëmendjen e Brukselit zyrtar, dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikes sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës duan zgjidhje të këtij problemi.”

Por edhe pse ky vendim nuk është përqafuar zyrtarisht nga asnjëri faktor në bisedimet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pret që ai të ketë ndikim mes palëve:

“Besoj se është një vendim i cili ndoshta për momentin nuk ka efekte juridike por ka efekte politike pasi për vendimin e këshilltarëve shqiptarë bisedohet edhe në Bruksel dhe në Prishtinë edhe në Tiranë, bisedohet edhe në Beograd dhe kësaj radhe do të kemi mundësi të bisedojmë me përfaqesues të Departamentit të Shtetit dhe kongresmen dhe senatorë dhe besoj se do të kemi rezultate në këtë drejtim.”

“Është e paimagjinueshme dhe e papranueshme përfundimisht që në dy shtete fqinje siç janë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë të ekzistojnë standarte të ndryshme ose të dyfishta të realizimit të të drejtave të pakicave kombetare” , – thotë zoti Ragmi Mustafa.

Por larg synimeve politike për më shumë të drejta për shqiptarët, gjendja ekonomike në këtë rajon është shqetësuese me një nivel të lartë papunësie dhe pa perspektivë zhvillimi. Megjithëse qeveritë e Kosovës dhe Serbisë investuan së fundmi një fond prej 100 mijë eurosh në fushën e shëndetësisë kryetari i komunës së Bujanocit thotë se ndihma nuk ka qënë e mjaftueshme.

“Shqipëria dhe Kosova nuk janë duke bërë atë që mund të bëjnë  përsa i përket ndihmës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Them vetëm një fakt – qeveria e Serbisë për serbët e Kosovës në vit ndan 42 milion euro për funksionimin e organeve dhe ndihmën të cilën i jep serbëve si në infrastrukturë, shëndetësi , arsim kulturë e kështu me radhë. Ne nuk e kemi atë ndihmë. Ne e kuptojmë dertet dhe hallet e Kosoves po ashtu edhe të Shqiperisë por ndihma për fat të keq nuk është duke ardhur ashtu siç duhet, ” – thotë zoti Arifi.

“Gjithmonë Serbia krijon situata pasigurie në shkallë të caktuar në mënyrë që shqiptarët të largohen nga shtëpitë e tyre”, – thotë zoti Mustafa.

Megjithë vështirësitë ekonomike, këto komuna me shumicë shqiptare po u bëjnë një pritje të mirë imigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme që synojnë të kalojnë më pas në vendet e Bashkimit Evropian.

“Pritja më e mirë e mundshme që po u bëhet refugjatëve”, – thotë zoti Mustafa.” Shqiptarët e kanë përjetuar atë tragjedi. Ne e dimë çfarë do të thotë refugjatë. Shqiptaret janë duke u treguar shumë humanë ndaj refugjatëve. Gjithë ajo që bëhet për refugjatët bëhet nga shqiptarët e komunës se Bujanovcit dhe Preshevës. Kemi përshëndetur marrëveshjen e arritur mes dy qeverive me ndërmjetësinë e Brukselit. Qendrueshmëria politike do të sillte edhe zhvillimin ekonomik. Por sipas kryetarit të Bujanocit, ky proces nuk po ecën si duhet.”

Dy kryetarët e komunave e shohin me pesimizëm angazhimin e strukturave shtetërore të Serbisë për zhvillimin ekonomik të rajonit. Ata thonë se qeveria serbe nuk ka vullnetin e mirë ndërsa ajo e Kosovës për fat të keq nuk ka hapësirë për të kërkuar më shumë nga Beogradi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Për momentin  qeveria e Serbisë nuk ka vullnet dhe qeveria e Kosovës per fat të keq ka problemet e veta. Shpresojme dhe jemi shumë optimist se një ditë Kosova do të futet në Nato, do te jete anetare e Bashkimit Evropian dhe nje Shqiperi e forte dhe nje Kosovë e fortë do te ndikojë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik  të Luginës së Preshevës dhe pse jo edhe në stabilitetin politik,” – thotë zoti Arifi.

Previous Post

HOXHIQ DEMANTON TAHIRIN: BARRIKADA NUK HIQET NESËR

Next Post

Konfirmohet, Lewandowski në Shqipëri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Konfirmohet, Lewandowski në Shqipëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.