Ai tha se sipas ligjit kërkesë me shkrim për transferim të burgosurve duhet t’i dërgohet drejtorit në këtë rast ushtruesit të detyrës së qendrës së paraburgimit në Mitrovicë, transmeton Kosovapress.
“Atë e kanë thirrur vetëm dy minuta para se të shkojnë në derë duke i thënë:’ Ne po vijmë për këta katër të burgosur’”, tha Hoxha.
Zëvendësministri tha se greva e urisë e të burgosurve po vazhdon, ndërsa të transferuarit në burgun e Gërdocit që gjithashtu janë në grevë urie do t’i vizitojë sot ose nesër.
Kundër këtij transferimi ka dalë edhe avokati Nebojsha Vllajiq. Ai tha për Tanjug se burgu i Sigurisë së lartë është burg dhe jo qendër paraburgimi.
Sipas tij, të transferuarit nga burgu i Mitrovicës nuk janë të dënuar por gjenden në paraburgim.























