Të paraburgosurit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët po mbahen në burgun e Shutkës në Shkup, kanë shëndet të dobët.
Shumica prej tyre jozyrtarisht mësohet se kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.
Një burim brenda burgut thotë për mediat në Maqedoni se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrëç’njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.
Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësja e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre.
Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torturuar nga policia maqedonedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.
Është paralajmëruarnjë vizitë në këtë burg së shpejti ngaKryqi i Kuq Ndërkombëtar.














