Në këtë mënyrë gjykata ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e dy prej avokateve mbrojtës për ulje të dënimit, ndërsa ka hedhur poshtë si te pa lejuar, ankesën e avokatit të tretë.
Sipas një njoftimi të Gjykatës së Apelit, me aktgjykim të shkallës se parë i akuzuari T.I., ishte dënuar me dy vjet e katër muaj burgim, i akuzuari I.Z, dy vjet e gjashtë muaj dhe e akuzuara N.Z. po ashtu dy vjet e gjashtë muaj.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë me rastin e caktimit të dënimit për dy të pandehurit e fundit, i ka vlerësuar drejtë të gjitha rrethanat renduese dhe lehtësuese. Ndërkaq e hodhi poshtë si te palejuar ankesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit T.I., meqenëse palët kishin lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë, marrëveshje kjo e përpiluar me shkrim, konformë dispozitave ligjore”, thuhet në njoftim.






















