Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni.
kryetari Veseli ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.
“Të dashur miq, Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli.
Analistët dhe mediet më të mëdha kanë shfaqur mendimin e tyre se politika e jashtme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, mbetet një mister. Analistët e kishin bazuar opinion e tyre në deklarata e Trump gjatë zgjedhjeve për afri më Rusin. Huti e madhe ishte shfaqur edhe në opinion kosovarë.























