Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time”.
Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood, ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë.
Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta-ndoshta i frikshëm” tha Patti për “Daily Mail”.
“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen “Jam një burrë i vërtetë”, ndërsa këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë “Jam unë ende në krye”, thotë Patti.
“Por ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. I vendosi në një pozicion lutës, por me kokë poshtë. Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim, ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”, tha ekspertja e gjuhës së trupit.






















