• Latest
  • Trending
  • All

Takimi me George Steinerin, Ismail Kadare dhe dy kushtet për Nobelin!

08/12/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 16 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Takimi me George Steinerin, Ismail Kadare dhe dy kushtet për Nobelin!

08/12/2019
in Aktualitet

Daut Dauti

George Steiner është kritik letrar, filozof, romancier etj. Disa letrarë e filozofë sot e karakterizojnë Steinerin si poliglotin dhe polimatin më të madh të kohës sonë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Si profesor i Letërsisë Krahasimtare dhe i Filozofisë, Steiner ka ligjëruar pothuaj në të gjitha universitetet elitare të botës. Ai është autor i një varg librash të cilësuara, ku ndër më të njohurat janë: “Tolstoy or Dostoyevski”, “The death of Tragedy”, “In Bluebirds Castle”, “No Passion Spent”, “After Babel” etj.

Disa ekspertë kanë bërë me dije se Steiner mëton ta zëvendësojë Isaiah Berlinin, duke e imituar jetën dhe veprimet e tija, por se nuk e arrin dot. Megjithatë, Steiner, në fushën e letrave, është autoritet i pakontestuar.

Nuk kam nevojë ta prezantoj Ismail Kadrenë, por rreshtat më poshtë mund t’ju ndihmojnë në sqarimin e pyetjes: Pse Kadare nuk e merr Çmimin Nobel?

Më duket se ka qenë pranverë e vitit 1997 kur Blerim Shala, kryeredaktori i Javores Politike Shqiptare – “Zëri”, kërkoi nga unë që ta intervistoja George Steinerin. Unë nuk dija shumë për Steinerin. E dija që merrej me letërsi e me filozofi, por nuk i kisha të qarta përmasat e punës së tij. Shkova në bibliotekën e afërt të lagjes, pasi atëherë Google ishte në fazë eksperimentale dhe nuk dihej që ekzistonte. Ndërkaq, interneti atëherë nuk ishte sikur sot.

Por, Steiner më ndihmoi që të mësoja edhe më shumë për të. Në telefon pranoi që ta intervistoja, por me një kusht: vetëm nëse, para intervistës, e lexoja librin e tij të quajtur “Errata – an examined life”. Ishte një libër, një lloj autobiografie e tij, që mbahet në mend për kohë të gjatë dhe që të njofton me aftësitë e shkruesit dhe thellësitë e trajtimit të çështjeve. Libër që nuk ka shumë fletë, por që shpjegon shumë probleme të jetës së njeriut.

Nuk më kujtohen të gjitha detajet e intervistës, por Steiner ishte njeri i cili lë përshtypje madhështore edhe në shikim të parë. Kur hyra në zyrën e tij që e kishte në Universitetin e Kembrixhit ku ligjëronte atëherë, përshtypja e parë ishte pamja fizike e tij: gjatësia e trupit dhe veshja elegante. Ai atëherë ishte në të gjashtëdhjetat, kurse unë përgjysmë më i ri se ai.

Pas përshëndetjes me shtrëngim duarsh dhe pas buzëqeshjeve të ndërsjella të çastit, u ulëm në kolltukë përballë njëri-tjetrit. Kur unë e nxora kasetofonin, kërkoi t’i shihte pyetjet. Ia dhashë listën me shumicën e përpiluar nga Blerimi. Steiner e nxori lapsin dhe filloi t’u binte vi disa pyetjeve. “Këtë nuk e di kush është”, thoshte për ndonjë filozof, apo “kjo është e parëndësishme” shtonte teksa i anuloi nja 30 për qind të pyetjeve.

Unë u habita pak nga tekanjoziteti i tij, por nuk e pashë të arsyeshme të reagoja pasi kisha dëshirë që intervista të zhvillohej nën kushtet e ndjenjës së mirë.

Biseda më e rëndësishme u zhvillua pas intervistës. Pasi e futa kasetofonin në çantë, Steiner tha: “Tashti do të pimë çaj”. Kur asistentja e tij i solli xhygymat e porcelanit, më dhe pyeti: “A pini ju shqiptarët çaj?”

“Aty, ku jetoj unë, pihet çaji me të madhe”, ishte përgjigja ime.

“Ku jeton ti?”

I fola për Gjilanin dhe Kosovën.

“Natyrisht, vetëm popujt që kanë jetuar në perandori e dinë kënaqësinë e çajit”, tha ai.

E, kështu, në mënyrë të ngadalshme, por të këndshme, filloi muhabeti që po dilte më interesant se intervista.

Për luftën që ende zhvillohej në Jugosllavi, Steiner mundohej të mbante qëndrim neutral. Tentonte t’i fajësonte njësoj të gjitha palët në konflikt. Nuk e fajësonte vetëm Serbinë, siç bënin shumë intelektualë gjatë asaj kohe. Ballkani për te dukej se ishte arenë e njerëzve të egër.

Gjatë bisedës doli se Steiner ishte më tekanjoz dhe më nervoz se që prezantohej. Ishte i mendimit se hebrenjtë i kanë dhënë botës më shumë civilizim se myslimanët dhe të krishterët së bashku, për të cilën gjë unë i dhashë shenja mospajtimi. Se ai ishte hebre, dihej.

“Numri i nobelistëve hebrenj është enorm”, tha ai duke e forcuar argumentin e tij për të treguar shifrën tejet të madhe të nobelistëve të përkatësisë së tij nacionale apo etnike.

Gjatë bisedës shtoi se edhe numri i pretenduesve hebrenj është tejet i madh dhe këtë ai e dinte se ishte anëtar i një ekipi që herë pas here këshillohej nga Komiteti i Nobelit. Me fjalë tjera, ai i lexonte veprat e shumë kandidatëve për Nobel.

Ky fakt ishte rast për mua që ta parashtroja atë pyetjen që e bënë çdo shqiptar: Kur do ta merr Ismail Kadare Çmimin Nobel?

“Kurrë, hiç”, më tha.

“Pse?”

Më tha se ia kishte lexuar disa romane të cilat në fakt nuk e arrinin nivelin e shpërblimit në fjalë.

“Megjithatë, ka gjasa”, më tha dhe vazhdoi.

Kadare, sipas Steinerit, duhej t’i plotësonte dy kushte në veprat e tija që t’i afrohej seriozisht shpërblimit në fjalë. Kushti i parë: Kadare duhej të shpjegonte pse në Ballkan ka aq shumë prirje apo etje për dhunë dhe, kushti i dytë, Kadare duhej ta kuptonte lëvizjen e civilizimit që është bërë në botë dhe peshën e tij dhe ndikimin e ndërsjellët që ka treguar deri tani.

Kushti i dytë ishte i paqartë apo “ambivalent”, siç i thashë, por ky i pari nuk do të duhej të ishte problem. Kushtin e parë nuk e plotësonin gjithë ata hebrenj, pasi që nuk e kishin shpjeguar apo nuk kishin kontribuar as ata në ndalimin e dhunës në mes hebrenjve dhe palestinezëve në Izrael dhe Palestinë.

Ky mendim i imi e acaroi bisedën, pasi që Steiner nuk kishte përgjigje dhe e mbronte pozitën e shtetit izraelit. Megjithatë, Steiner më doli mjaft kontrovers pasi që në bisedë tashti fliste ndryshe nga intervista.

Ia bëra me dije se nuk isha ndonjë ithtar i Kadaresë, por kushtet e paraqitura nuk dilnin nga ndonjë kriter valid. Tekefundit, kishte plot që kishin marrë Nobelin e nuk kishin treguar ndonjë vlerë që e kërkonte ai.

“Mos u lodh”, më tha, dhe shtoi: “Nuk e merr dot”.

Ka kohë që Steiner me siguri nuk këshillohet për Nobel. As kushtet e tija nuk duhet më të jenë në fuqi. Ai tash është në pension dhe në pleqëri të thellë, sikur edhe Kadareja. Megjithatë, kushtin e dytë, nëse ekziston ende, Kadare nuk e plotëson kurrë.

Për fund, më duhet ta pranoj se Steiner ishte mjeshtër edhe për përgatitjen e çajit dhe se që të dy e preferonim të njëjtin lloj: Earl Grey.

Post Views: 122
Previous Post

Shkrimtarja me origjinë shqiptare, kandidate për kryeministre të Libanit

Next Post

Macron me “kokë poshtë”, Parisi kërkon më shumë veprim për klimën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Macron me “kokë poshtë”, Parisi kërkon më shumë veprim për klimën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.