Kjo u konfirmua nga vetë kreu i Kuvendit në një dalje për mediat ku konfirmoj dhe njëherë vullnetin për bashkëpunimin për zbatimin e reformës në drejtësi. Në takim tha ai u theksua dhe rëndësia e standardit të zgjedhjeve të ardhshme dhe përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
“Takimi u fokusua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, standardit të tyre dhe në përpkjekjen që duhet bërë për të mbyllur reformën zgjedhore në përputhje dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, po dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme”, tha Meta.






















