Dy ministrat që kanë shkuar me urgjencë në zyrën e Metës janë Ministrja e Integrimeve evropiane, Klajda Gosha dhe Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, raporton news 24.
Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes partnerëve të koalicionit, ku deputetë të LSI-së kanë akuzuar Policinë e Shtetit për lidhje me bandat kriminale.
Ilir Meta gjithmonë e ka pasur si cak të sulmeve ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, pasi synonte që partia e tij ta drejtonte këtë ministri.






















