“Nuk besoj se në këtë rast do të mund të futemi në zgjidhjen e një pyetje kaq të madhe. Gjatë periudhës së kaluar kemi thënë se ajo që është prioritet është përmirësimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve, ndërtimin e lidhjeve sa më të forta në sa më shumë sfera që është e mundur dhe mendoj se në këtë drejtim gjatë periudhës së kaluar bëmë një hap të madh. Të gjithë këtë do ta vendosja në linjën e rritjes së besimit në mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.
Poposki ka folur edhe për marrëveshjen politike duke e konsideruar atë akoma të gjallë, ku tha se çështja e realizimit të zgjedhjeve të parakohshme është e lidhur ngushtë me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e tyre.
“Mendoj se kemi një marrëveshje politike, dhe ajo marrëveshje mebetet e gjallë. Për ne kjo është edhe mënyra me të cilën duhet ta kalojmë këtë krizë politike, kjo nënkupton edhe organizimin e zgjedhjeve në përputhje me kushtet që janë të definuara në atë marrëveshje. E vetmja cëshjte në këtë pyetje do të thoja se është data ndërkohë që për pjesën e datës ka qëndrime të qarta nga ana e përfaqësuesve politik ndërsa nga ana e koalicionit qeveritar ngelet qëndrimi se partia më e madhe opozitare ka mundësim, privilegj dhe luks që të zgjedhë se kur ndjehet më komfort për t’u përballur me qytetarët në zgjedhje të lira dhe demokratike”, u shpreh Poposki, shkruan Alsat M.
Vitin e kaluar Poposki pati takim me ministrin e jashtëm të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Vazhda e këtyre takimeve sipas ministrit duhet kuptuar si iniciativë e Maqedonisë e cila dëshiron të jetë faktor stabiliteti në rajon.






















