Ambasadori i ri shqiptar në Beograd, Ilir Boçka ka takuar presidentin serb Tomisllav Nikolliç. Nga ky takim i Nikoliçit me ambsadorin shqiptar, nuk eshte bisduar asgje për shqiptarët e Kosovën e as për diskriminimin e shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.
Presidenti Tomisllav Nikolliç nga ky takim me ambsadprin shqiptar ne Beograd tha se Serbia dhe Shqipëria kanë pasur pengesa dhe tensione te herëpashershme në marrëdhëniet e tyre, por vendi i tij është i gatshëm t’i përmioj ato.Nikolic, ka shtuar se këto marrëdhënie do të përtërihen me vizitën e ardhëshme të kryeministrit Edi Rama duke shenuar nje hap pozitiv.
Nga ana e tij, ambasadori shqiptar Boçka tha se është pritur mirë në Serbi dhe se, pavarësisht çështjes së Kosovës, të dyja vendet mund të zhvillojnë marrëdhënie të mira.
“ Ndonëse çështja e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës ekziston, përmes dialogut, kjo për momentin duket se nuk e pengon Serbinë të permisoj marrëdhëniet edhe me Republikën e Shqipërisë në të gjitha fushat. Ky padyshim është një moment që duhet shfrytëzuar, për të mirën e të dy vendeve dhe popujve tanë” është shprehur ambasdori Ilir Boçka në Beograd.















