Për deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se ky subjekt do të hiqte barrikadat në lumin Ibër dhe se do t’i kundërpërgjigjej çdo reaksioni të paligjshëm të Serbisë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, thotë se largimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë, mund ta bëj veç dialogu, përmes Brukselit.
“Nuk kam prirje me komentuar atë çka flasin eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, se këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në procese të rënda, siç është çlirimi i Kosovës, pavarësimi, prandaj të gjitha çështjet i shohin lehtë e shpejtë”, thotë ajo.
Zonja Tahiri vazhdon të premtojë se barrikadat kanë me u heq. Për këtë thotë se edhe janë marrë vesh në Bruksel, me 22 korrikun.
“Por, zhbllokimi i rrugëve nuk ka me ndodh shpejt. Do të kalojë në disa faza”, thotë Tahiri. “Për këtë kanë me u dashtë edhe disa muaj.
Kjo barrë tashmë i është ngarkuar Bashkimit Evropian”. Për këtë Tahiri thotë se është në dijeni edhe i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Duric. Sipas saj, BE-së i është kërkuar që Serbia të mos bëhet pjesë e BE-së, pa u pranuar pavarësia e Kosovës.
Ndërsa, kushti tjetër është mos pengimi i Kosovës, në rrugën integruese. Tahiri madje thotë në këto kërkesa Kosova ka mirëkuptimin e BE-së.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















