Në takim ministrja Tahiri foli për progresin e përgjithshëm të Kosovës dhe të gjitha angazhimet për reformat evropiane, duke thënë se orientimi euroatlantik i Kosovës po realizohet përmes përkushtimit tonë për të jetësuar vlerat perëndimore në vendin tonë, transmeton lajmi.net.
“Kosova mbetet e përkushtuar për të avancuar marrëdhëniet pozitive me shtetet fqinje dhe gjitha vendet në botë dhe shquhet si promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se këtë qasje të matur e dëshmuam edhe duke qenë të palëkundur në mbrojtje të sovranitetit përballë provokimeve destabilzuese që erdhën nga shteti fqinjë kohët e fundit.
Ndërkaq, Ambasadori Nilsson vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, duke konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e Suedisë për rrugën e Kosovës për tu bërë pjesë e strukturave euro-atlantike, BE-së, NATO-së dhe OKB-së. “Ne do të vazhdojmë përkrahjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Ambasadori, duke shtuar se politikat e fqinjësisë së mirë në rajon janë në interes të gjitha vendeve të rajonit.






















