Gjatë një inspektimi për operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka theksuar se lufta kundër shkelësve të ligjit do të vazhdojë.
Sipas Tahirit, Shqipëria informale do të zhduket në çdo cep të Shqipërisë.
“Operacioni për vjedhësit e energjisë elektrike, ka rezultuar i suksesshëm në dy ditët e para të tij, ka deklaruar Tahiri. Operacioni do të vazhdojë në çdo cep të vendit, duke prerë çdo lidhje të paligjshme dhe përpara drejtësisë, do të dalin jo vetëm hajdutët, por edhe bashkëpunëtorët e punonjësit e OSHEE-së, që kanë bashkëpunuar, duke dëmtuar shtetin dhe qytetarin e ndershëm”.
















