Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka mohuar se heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ka dështuar të hiqet ashtu siq ishte paraparë të bëhej nesër.
Tahiri ka thënë për KosovaPress se në bazë të marrëveshjes së Brukselit të datës 25 gusht nesër do të hiqet barrikada nga ura e Mitrovicës, si dhe atje do të fillojë rivitalizimi i urës në bazë të një plani të i cili është dhënë nëpër media.
“Sa i përket reagimeve që m’i thatë pra ndoshta zyrtarët apo qytetarët serb të komunave veriore mund të them çështja e themelimit të Asociacionit nuk ndërlidhet me çështjen e heqjes së barrikadës. Ne e kemi bërë të qartë se themelimi i Asociacionit do të pasojë pasi që të hartohet statuti i Asociacionit dhe në ndërkohë do të ndodh zhbërja e të gjitha strukturave paralele në Kosovë dhe para se të bëhet zhbërja e plotë dhe e verifikueshme e këtyre strukturave paralel, nuk mund të themelohet Asociacioni, pra e dinë edhe zyrtarët serb se Asociacioni do të themelohet vetëm pasi të shuhet të gji tha strukturat paralele të Serbisë në Kosovës dhe kjo çështje nuk lidhet me barrikadën”, ka thënë Tahiri për KosovaPress.
Tahiri po ashtu ka thënë se nesër do të zhvillohen dy procese paralelisht, do të hiqet barrikada përkatësisht i ashtuquajturi “ Parku i Paqes” dhe fillojnë punimet r e rivitalizimit të Urës. Të gjitha këto aktivitete janë në kuadër të kompetencave të Bashkimit Evropian, përkatësisht zyrës së BE-së në Kosovë.















