“Ne i besojmë Qeverisë së Shqipërisë, ata kanë njohur pavarësinë tonë, ka lobuar për njohje. Sa unë e kam parë Edi Rama nuk ka folur në emër të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne jemi sovran, këtë e din edhe Shqipëria edhe Serbia”.
Tahiri ka deklaruar kështu në një lidhje telefonike në Info Magazine në Klan Kosova ku ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Rama ka obligime ndaj Kosovës.
“Edi Rama mendoj ka obligime ndaj Kosovës, të punojë që t’i sjell njohje dhe ta përfaqësojë Kosovën aty ku ne nuk jemi prezent. Ne jemi sovran kemi institucionet tona”.






















