Ajo në një prononcim ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë dhe i vendosur.
“Trepça dhe të gjitha pasuritë janë të Kosovës dhe vetëm ne vendosim për to. Janë të papranueshme disa deklarata të zyrtarëve të parlamentit Evropian që vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo çështje duhet të vihet në Bruksel. Trepça nuk do të dialogohet në Bruksel dhe kjo nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe, dje shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, Eduard Kukan, ka deklaruar se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.























