Pas alarmit, policia e Riccione arrin të arrestojë dy grabitësit shqiptarë, shkruan media italaine.
Një surprizë e keqe i ka dalë para syve një banori të rrugës Via Monti në Riccione kur ka hyrë në apartamentin e tij dhe ka gjetur aty dy hajdutë që po sorollateshin duke kërkuar objekte me vlerë për të. Hajdutët, sapo u zbuluan, u përpoqën t’ia mbathnin duke marrë me vete tre portofole që përmbanin rreth 900 euro dhe cellular.
I zoti i shtëpisë, megjithatë, ka pasur sukses kur ka dhënë alarmin, sepse një makinë policie e ndërhyrjes së shpejtë ka mbërritur menjëherë, njofton Riminitoday.
Oficerët, pas marrjes së një përshkrimi të kriminelëvë, janë nisur pas tyre për t’i zbuluar në via De Amicis ku do të bënin një tjetër “sulm”, këtë radhë ndaj një hoteli.
Pasi u bllokuan dhe u çuan në rajon, u zbulua se ishin shqiptarë, 35 dhe 25 vjeç, “një firmë e njohur” për policinë.
Ndër sendet e vjedhura prej tyre është gjetur dhe një orë me vlerë e vjedhur të hënën në një hotel të Perla Verde. /Syri
















