Mesfushori i Fiorentinës, Milan Badelj dëshiron të transferohet tek “Rossonerët”, raportojnë mediat italiane.
Reprezentuesi kroat ka zgjuar interesim nga Inter, mirëpo Milan është në pozitë më të favorshme pasi futbollisti preferon kalimin në “San Siro”.
Badelj, kundërshtar i Kosovës nga ekipi i Kroacisë në grupin e eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”, është një prej futbollistëve më të mirë tek skuadra “Viola”.
Por, ai nuk dëshiron të mbetet tek Fiorentina dhe synon të luajë për një klub më të madh si Milan.
























