“Ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Petrit Selimi e uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lartë përkrahjen e ofruar nga Ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit.






















