Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, është në “radarët” e Pep Guardiolës, për ta marrë si përforcim mbrojtës në “Etihad”. E thotë këtë tabloidi i mirënjohur britanik, “The Sun”, teksa merr në shqyrtim pesë emrat që mund t’i bashkohen Manchester City në merkaton e janarit. “Manchester City duket i dëshpëruar për të vlerësuar gjendjen e mbrojtjes së tij, duke ndërhyrë që në janar, pasi u ekspozua shumë javët e fundit. Gjërat nuk kanë shkuar si duhet, ndaj në këtë situatë, Pep Guardiola ka planifikuar ndërhyrje në merkato. Me humbjet ndaj Leicester City dhe Chelsea, në dy transfertat e fundit në Premier League, “qytetarët” kanë rënë në vendin e katërt të renditjes, shtatë pikë larg kreut. Më konkretisht, për Elseid Hysajn, “The Sun”shkruan: “Elseid Hysaj është një tjetër mbrojtës i kompletuar që mund t’i bashkohet Manchester City. Shqiptari ndërkombëtar është konsideruar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë, teksa ka “lëngëzuar” në Seria A, ka impresionuar te Napoli, që nga bashkimi me klubin e presidentit De Laurentis në vitin 2015. Me Guardiolën e dëshpëruar për të përmirësuar mundësitë e tij në zonat e mbrojtjes, “Daily Star” njoftoi kohët e fundit se “qytetarët” janë të vendosur për të rivalizuar interesin e Manchester United dhe Chelsea për 22-vjeçarin. Duke pasur parasysh moshën e tij, origjinën dhe çmimin prej 20 milionë £, Hysaj paraqitet një alternativë e mirë dhe afatgjatë për City, si zëvendësues i denjë për Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna.”
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...























